Celebrity

Pyetja e sikletshme për Adele gjatë komunikimit live me ndjekësit në Instagram

Shkruar nga Anabel

11 Tetor 2021

Pyetja e sikletshme për Adele gjatë komunikimit live me ndjekësit

Fansat e Adele u habitën disi gjatë një komunikimi pyetje-përgjigje me ndjekësit në Instagram, ku dikush bëri një pyetje të pakëndshme dhe Adele nuk e kuptoi domethënien.

Adele po fliste me fansat për albumin e ardhshëm dhe në pjesën më të madhe, pyetjet lidheshin me këngët dhe albumin. Derisa dikush e pyeti për “body count”.

“Body count” është një term në zhargonin e përditshëm që i referohet numrit të njerëzve me të cilët ka fjetur dikush. Adele nuk e kuptoi dhe kaloi në pyetjen tjetër.

Aq u desh dhe njerëzit nisën me komente në rrjete sociale. Një pjesë e mirë bën shaka me faktin që Adele nuk e kuptoi, ndërsa të tjerë kritikojnë pyetje të tilla që janë jo vetëm personale, por edhe të pakëndshme. Ndërkohë të tjerë ndjekës theksojnë se Adele e di mirë kuptimin e pyetjes, thjesht e injoroi me stil.

Kënga e ardhshme “Easy on me” dhe albumi adreson divorcin e Adele nga Simon Konecki, babai i djalit të saj 8-vjeçar, Angelo.

“Unë thjesht ndjeva se doja t'i shpjegoja [djalit], përmes këtij albumi, kur ai të jetë në të njëzetat ose të tridhjetat, kush jam dhe pse kam zgjedhur vullnetarisht të çmontoj gjithë jetën e tij në kërkim të lumturisë sime. E kam bërë vërtet të palumtur ndonjëherë. Dhe kjo është një plagë për mua që nuk e di nëse do të jem ndonjëherë në gjendje ta shëroj,” tha ajo për Vogue.