Marredhenie

A keni një nënë narciste? Pyetjet që duhet t’i bëni vetes

Shkruar nga Anabel

11 Tetor 2021

A keni një nënë narciste? Pyetjet që duhet t’i

Të jetosh me një nënë narciste është e vështirë. Narcistët janë shumë të zhytur në vetvete dhe shpesh i shohin fëmijët e tyre si zgjerime të vetes. "Shpesh fëmijët ndihen të padëgjuar, të panjohur dhe të përdorur nga prindërit e tyre narcisistë," thotë për WebMD Kimberly Perlin, një punonjëse sociale e licencuar klinike .

Çfarë bëjnë nënat narciste?

Nëse nëna është narciste, ajo mund të duket vetëmohuese - si dikush që gjithmonë bën gjëra për fëmijët e saj dhe nuk mendon kurrë për veten. Ajo vepron kështu sepse dëshiron vëmendje dhe duhet të përfshihet në çdo vendim.

Nëse jeni të rritur, ajo mund të jetë shumë e përfshirë në jetën tuaj. Ndoshta po planifikoni një martesë, por ajo nuk pranon të vijë nëse ftoni babanë. Ose kur flisni, ajo gjithmonë e kthen përqendrimin te vetja. Nëse keni fëmijë, mund të punojë shumë për t'u bërë partneri juaj prindëror, edhe nëse kjo do të thotë të lini mënjanë prindin tjetër.

Nëse nëna juaj është narciste, mund të jetë emocionalisht manipuluese, thotë Mark Ettensohn, autor i “Demaskimi i narcizmit: Një udhërrëfyes për kuptimin e narcistit në jetën tuaj”. Prindërit narcistë mund të japin reagime pozitive jorealiste të cilat papritmas mund të kthehen në kritika tepër të ashpra ose ndëshkuese.

Si të identifikoni një narcist

- Një ndjenjë e fortë e madhështisë (nivele të larta të vetëvlerësimit, rëndësisë, vetëbesimit dhe ndjenjës se janë superiorë ndaj të tjerëve)
- Qëndrim ose sjellje arrogante
- Përfitojnë nga të tjerët për të marrë atë që duan
- Besojnë se ata janë unikë ose të veçantë
- Ekzagjërojnë arritjet dhe talentet
- Nevojë e tepërt për admirim
- Mungesë ndjeshmërie
- Ndjenja zilie
- Fantazi për sukses
- Mendojnë se kanë gjithmonë të drejtë dhe meritojnë trajtim të veçantë

A keni një nënë narciste? Pyetjet që duhet t’i

Perlin thotë t'i bëni vetes këto pyetje për të kuptuar nëse nëna juaj është narciste:

1. A mund t’i pranojë ajo reagimet negative?
2. A duket tepër e shqetësuar për mënyrën se si duket për të tjerët?
3. A ka nevojë për komplimente dhe reagime pozitive për t’u ndjerë e mbështetur?
4. A ka nevojë që të tjerët ta dinë që ajo është më e mbingarkuar, e nënvlerësuar ose që bën maksimumin si nënë?
5. A ta bën të qartë se i detyrohesh?
6. A mendoni se duhet të jeni në një mënyrë të caktuar ose të arrini diçka që të keni dashurinë dhe miratimin e saj?
7. A e kërkon ajo vëmendjen në një mënyrë të çuditshme ose të pakëndshme?

"Nëse u përgjigjeni shumë prej pyetjeve me ‘po’ dhe sjellja e saj është e qëndrueshme me kalimin e kohës, mund të bëhet fjalë për narcizmin," thotë Perlin.

4 shenja tipike të një fëmije të rritur nga një prind narcist

1. Fëmija fajëson veten. Në vend që të fajësojë prindin, fëmija nis të mendojë se është faji i tij që nëna nuk e do dhe kështu shpreson se duke e ndryshuar veten do të fitojë dashurinë.

2. Ndihet i padukshëm. Madhështia e prindit e ka eklipsuar fëmijën kaq shumë, sa ky i fundit rezulton se as nuk ia ka idenë kush është në të vërtetë.

3. Përshtatet kaq shumë me fenomenin e narcizmit sa ose mund të zgjedhë në jetë një tjetër marrëdhënie narciste ose i shmang marrëdhëniet tërësisht. Keqtrajtimi, abuzimi, mungesa e ndjeshmërisë dhe sfilitjet emocionale e shtyjnë fëmijën për të kërkuar sërish të njëjtën marëdhënie në jetë, përfshihet në lidhje ku dihet i pasigurtë ose nuk u beson më njerëzve dhe braktis çdo raport me ta.

4. Narcizmi ushqen vetëbesimin e ulët, ndjesinë e fajit dhe më shumë narcizëm. Produkti i një nëne narciste, në të dyja rastet e mundshme është negativ. Ose fëmija ndrydhet dhe fshin karakterin, ëndrrat, pasionet e veta, ose merr shembull nga nëna dhe vepron njësoj si ajo ndaj të tjerëve.

Çfarë duhet të bëni nëse nëna juaj është narciste

Vendosni kufij. Krijoni dhe mbani kufij të shëndetshëm. Jini të qartë për çfarë është në rregull dhe çfarë nuk është.

Qëndroni të qetë. Mundohuni të mos reagoni emocionalisht ndaj çfarë thotë ajo, edhe nëse është fyerje. Narcisti kërkon një reagim nga ju sepse do të thotë se kanë kontroll dhe mund të ndryshojnë gjendjen shpirtërore si të duan.

Planifikoni përgjigjet. Përgatitni dhe praktikoni deklarata që nxjerrin në pah mospajtimin tuaj.

Hiqni dorë nga përpjekja për të qenë të përsosur. Kujtoni se nuk duhet të keni presion për të bërë nënën tuaj të lumtur duke qenë dikush që nuk jeni.

Kërkoni ndihmë. Flisni me një këshillues për mënyrën si mund të vendosni kufij të shëndetshëm.

Largohuni. Nëse ajo abuzon, mund të jetë më mirë që të keni sa më pak kontakte me të.

Burimet: "How a Parent's Narcissistic Personality Disorder Affects Their Child" (William E Krill Jr),  WebMD