E kemi parë shpesh këtë stil veshjeje në filma, por teknologjia dhe rrjetet sociale bëjnë që të gjitha tendencat e vendeve të tjera të përhapen me shpejtësi kudo në botë. Ndaj duhet që të lexoni këtë artikull për të kuptuar se cili është trendi i radhës që duhet të “përqafoni”.
Deri më sot, koleksionet e shtëpive të modës karakterizohen nga copa lëkure me thekë, xhinse, kapele me buzë të gjera, kravata bolo dhe motive perëndimore, të përshtatura me garderobën moderne.
Ndikimi i trendit për veshje kauboj shtrihet përtej sfilatës së modës, por edhe në industrinë e muzikës. Rikthimi i kësaj tendence ndodhi pjesërisht për shkak të ikonave më të mëdha muzikore që “përfaquan” stilin kauboj, të udhëhequr nga Beyonce, e cila publikoi albumin "Cowboy Carter" në vitin 2024. Një figurë tjetër që ka risjellur këtë trend është ambasadorja e muzikës moderne country-pop, Taylor Swift.
Disa ide:
Çizme dhe kapele
Thekë
Pantallona dhe rrip
Xhaketë lëkure
Shall