Sipas FOTP Pop News, në një intervistë, Demi Lovato, e cila identfikohet me përemrat "ato/e atyre", tha se duhet të ndalojmë së quajturi gjallesat jashtëtokësore "alienë" sepse është një term përçmues.
Nuk është hera e parë e parë që këngëtarja 29-vjeçare flet për alienët. Në tetor të 2020-ës, ajo tha se e përballoi ndarjen duke folur me ta.
Sidoqoftë, edhe kësaj radhe njerëzit patën shumë për të komentuar. Disa nga postimet e tyre në Twitter dhe rrjete të tjera sociale shkruanin:
"Çdo gjë në lidhje me këtë deklaratë është gabim. Herës tjetër do thotë që duhet të ndalojmë së dali jashtë sepse po lëndojmë Tokën me këmbë", "Do doja që ky të kishte qenë lajm i rremë", "Tani e kuptoj pse Rare Beauty (kompania kozmetike e Selena Gomez) po dhuron për ndërgjegjësimin e shëndeti mendor", "Sa herë Demi thotë diçka, deklarat sa vijnë e bëhen më të çuditshme" etj
