Celebrity

Pas akuzave për dhunë ndaj ish-partneres, Tyga arresohet!

Shkruar nga Anabel

14 Tetor 2021

Pas akuzave për dhunë ndaj ish-partneres, Tyga arresohet!

Tyga iu dorëzua vullnetarisht policisë për t'u përballur me akuzat se ai ushtroi dhunë fizike ndaj ish-të dashurës, e cila ka postuar edhe imazhe të saj pas dhunës në Instagram.

TMZ bëri publike historinë, ndërsa reperi po planifikonte të fliste me policinë për t'i shpjeguar atyre anën e tij të historisë, lidhur me keqtrajtimin e modeles 22-vjeçare Camaryn Swanson.

Burime pranë reperit, tregonin se Swanson u shfaq në shtëpinë e Tyga-s në orën 3 të mëngjesit të së hënës, kundër dëshirës së 31 vjeçarit, ishte e dehur dhe po bërtiste.

Por, Camaryn ka një version tjetër.

"Unë nuk erdha 'e paftuar'. Kur u përpoqa të largohesha ai më dhunoi fizikisht dhe refuzoi të më linte me orë të tëra".

Edhe policët vërtetuan atë që Camaryn tregoi - shenja të dukshme në fytyrën e saj. 

Liria e përkohshme e Tyga-s deri në një vendim përfundimtar mund t'i kushtojë atij deri në 50.000 dollarë.

Reperi më parë ka qenë i lidhur me Kylie Jenner për dy vite. Ata u ndanë në fillimt të 2017-ës.

Pas akuzave për dhunë ndaj ish-partneres, Tyga arresohet!

Burimi: Page Six