Shëndeti

Shije metali/gjaku në gojë gjatë ose pas stërvitjes? Ndodh më shpesh nga sa mendoni dhe ka 1 arsye!

Shkruar nga Anabel

14 Tetor 2021

Shije metali/gjaku në gojë gjatë ose pas stërvitjes? Ndodh

Një vajzë në TikTok, teksa po bënte vrap, thotë se "është aq keq me aktivitetin fizik sa që mund të shijojë gjakun e saj" teksa vrapon. 

Videos i është përgjigjur një mjek nga Miami për të konfirmuar se po, diçka e tillë mund të ndodhë, si dhe për të shpjeguar arsyet.

Sipas Fayez (@lifeofadoctor), përvoja shpjegohet lehtë, megjithatë, tingëllon çuditshëm, edhe pse në thelb është reagim i zakonshëm.

Ai sqaron se nëse ndodh, gjaku vjen nga mushkëritë tuaja, pasi "xhepat e vegjël të gjakut në mushkëri mund të shpërthejnë kur rritet presioni i gjakut".

Videoja ka mbi 24 milionë shikime dhe dhjetëra komente, ku përdoruesit duken të shokuar nga zbulimi shkencor. Fayez thekson se "sasia e gjakut është shumë shumë e vogël dhe nuk është një arsye për të ndaluar stërvitjen".

Për të përforcuar teorinë, një tjetër studiues në universitetin Norvegjez të Shkencës dhe Teknologjisë, Henning Ofstad Ness, thotë:

"Shija e gjakut zakonisht ndodh kur përfshiheni në stërvitje me intensitet të lartë. Kjo rrit rrahjet e zemrës dhe rrit presionin e gjakut. Nuk është diçka për t'u shqetësuar".

Burimi: Unilad, Science Norway