Flokët

Selena Gomez preu flokët e gjatë dhe ndryshimi mund t'ju bindë edhe ju!

Shkruar nga Anabel

20 Tetor 2021

Selena Gomez preu flokët e gjatë dhe ndryshimi mund t'ju

Selena Gomez zbuloi në TikTok se i dha lamtumirën flokëve të gjatë, për prerjen "bob". Ndërsa 29-vjeçarja ishte e zënë duke u marrë me promovimin e serisë finale të serialit ku është aktore, "Only Murders in the Building", ndjekësit dukeshin më të interesuar për ndryshimin e këngëtares.

Selena Gomez preu flokët e gjatë dhe ndryshimi mund t'ju

Thuajse të gjithë komentuesit bien dakord se "Selena-s i shkon çdo lloj modeli" dhe disa thonë se prerja e re u rikujton rolin ikonik të Gomez, si Alex Russo në "Wizards of Waverly Place", duke qenë se aktorja duket "më e vogël në moshë".

Kohët e fundit, ajo ka luajtur me ndryshime në pamjen e saj. Këtë verë, për shembull, Selena provoi si dukej me flokët bjondë platin dhe tha se "ishte shumë argëtuese".

Selena Gomez preu flokët e gjatë dhe ndryshimi mund t'ju

Poll

Burimi: Page Six