Celebrity

Billie Eilish lançon parfumin e parë: Shishja ka formën e pjesës së preferuar të trupit të saj!

Shkruar nga Anabel

21 Tetor 2021

Billie Eilish lançon parfumin e parë: Shishja ka formën e

Billie Eilish sapo lançoi aromën e saj të parë: një aromë vegane, e quajtur "Eilish" që vjen në një shishe bronzi e formuar si gjoksi dhe qafa e një gruaje, që janë pjesët e preferuara të trupit të Eilish.

Këngëtarja njoftoi projektin e ri në Instagram, duke shkruar:

"Jam shumë e emocionuar që më në fund do të ndaj aromën time debutuese me ju, "Eilish". Kjo është një aromë që kam ndjekur për vite e vite. Është era ime e preferuar në gjithë botën. Aroma ka qenë gjithmonë një pjesë kaq e madhe e jetës dhe ekzistencës sime që prej sa mbaj mend dhe ishte ëndërr për mua ta krijoja dhe ta sillja në jetë. Ka qenë një nga gjërat më emocionuese që kam bërë ndonjëherë. Mezi pres të bëhet e juaja!"

 
 
 
 
 
Vieë this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by BILLIE EILISH (@billieeilish)

Produkti, i cili kushton 68 dollarë, nuk do të jetë i disponueshëm deri në nëntor, por njerëzit kanë filluar të regjistrohen për "pre-order".

Billie Eilish lançon parfumin e parë: Shishja ka formën e

Sipas njoftimit për shtyp, aroma është "e ngrohtë dhe komode që ndihet si të jeni në shtëpi, pavarësisht se ku jeni". Në përbërësit përfshihen elemetë si petale, lëng mandarine, manaferra, erëza të buta, kakao dhe vanilje kremoze. 

Këngëtarja thotë se "i kujton kohën kur ishte 14 vjeç".

"Kisha një bluzë/golf të zi. Nuk e di pse më kujton atë bluzë. Mendoj për dollapin ku e mbaja. E kisha në një dollap të madh prej druri në dhomën time, dhe ka erë të tillë. Pra, kjo është ajo që më vjen në mendje.

Burimi: Glamour