Muzika

Yjet që do të performojnë në MTV EMA 2021

Shkruar nga Anabel

27 Tetor 2021

Yjet që do të performojnë në MTV EMA 2021

Shfaqja MTV Europe Music Awards 2021 po afrohet dhe me shumë yje të famshëm – si Justin Bieber, Doja Cat, Lil Nas X, Ed Sheeran, Olivia Rodrigo dhe The Kid Laroi – të nominuar për çmimet kryesore, premton të jetë një ngjarje për të mos u humbur.

Yjet që do të performojnë në MTV EMA 2021

Përveç çmimeve të mëdha dhe patjetër tapetit të kuq, rëndësi kanë edhe performancat. Ylli kolumbian Maluma do të performojë sërish në MTV EMA. Kjo është hera e dytë që Maluma performon, pasi bëri debutimin në vitin 2020 me një përzierje të "Djadja" dhe "Hawái”.

Yjet që do të performojnë në MTV EMA 2021

Përpos Maluma-s, yjet e Måneskin, të cilët fituan popullaritet pas Eurovisionit, do të bëjnë debutimin në EMA. Ata janë të nominuar në kategoritë Best Rock dhe Best Group.

Yjet që do të performojnë në MTV EMA 2021

Kim Petras, ylli i ardhshëm i pop-it, me origjinë gjermane e cila jeton në Los Angeles, gjithashtu do të performojë.

Yjet që do të performojnë në MTV EMA 2021

Javën e kaluar u njoftua se Bieber kryeson nominimet e këtij viti me tetë gjithsej. Doja Cat dhe Lil Nas X nuk janë shumë prapa me nga gjashtë të tilla.  Ed Sheeran, Olivia Rodrigo dhe The Kid Laroi kanë të gjithë nga pesë nominime.

EMA 2021 do të mbahet në Papp László Budapest Sportaréna në Hungari më 14 nëntor.