Pak ditë më parë, gjatë fjalës së saj në Kuvend, ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu tha se edhe në vendin tonë do të shqyrtohet opsioni i vendosjes së Green Pass në lokale dhe shërbime të tjera.
Ç'mendojnë mjekët për këtë? Epidemiologu Ilir Alimehmeti, i ftuar në Euronews Albania tha se ky vendim mund të jetë një lloj shtyse për të rritur imunizimin nga Covid-19, por s'e zgjidh problemin madhor.
Sipas tij, nëse merret një masë e tillë do të ndikojë vetëm tek disa njerëz më shumë që do të duan të vaksinohen, por paralelisht me këtë janë të nevojshme të tjera masa.
"Green pass nuk është siguri që nuk infektohesh, por një shtysë për t’u imunizuar më shumë. Një ndihmë e bën, disa njerëz do ta bëjnë vaksinën për këtë arsye, megjithatë kjo nuk e zgjidh problemin. Edhe po të kem ‘green pass’ me vete nuk do të thotë që nuk mund të infektohem. Nuk jam dakord që në lokal të lejohet qëndrimi 4 orë”.- u shpreh ai.
Kujtojmë se aktualisht baret dhe restorantet funksionojnë ende me orar të kufizuar deri në 23:00.