Rokerja e grupit Brass Against, Sophia Urista, kërkoi falje që shkoi "shumë larg" duke i urinuar në fytyrë një fansi dhe këmbëngul se ajo "nuk është një artiste e shokut".
Gjatë një koncerti, në pamjet e bëra virale, Urista i thotë turmës se i duhet të shkojë në banjë, por e ka të pamundur. Ajo thërret në skenë një burrë i cili ka një kanaçe të ngjitur në pjesën e ballit.
“Bëni gati burrin me kanaçe në kokë, sepse do ta sjellim në skenë dhe do t’ia derdh [urinën] në gojë,” dyshohet se tha Urista para veprimit shqetësues (via Independent).
Në pamjet e shpërndara në internet, ajo urinon në fytyrën e fansit. “U kërkoj falje atyre dhe dua që ta dinë se nuk kisha ndërmend t’i lëndoja”, shkroi ajo.
“Unë nuk jam një artiste e shokut,” këmbëngul Urista, pa dhënë detaje se çfarë e shtyu të urinonte mbi fansin të cilin ishte ajo që solli në skenë. (Arti i shokut është arti bashkëkohor që përfshin imazhe, tinguj ose aroma shqetësuese për të krijuar një përvojë tronditëse.)
“Unë gjithmonë dua të vendos muzikën në vend të parë. Jam mirënjohëse për të gjithë dashurinë dhe mbështetjen tuaj të vazhdueshme,” shkruan Urista.
Veprimi shqetësues mund të ketë qenë një strategji marketingu, sepse pas titujve nëpër media, ata kanë fituar më shumë fansa. “Erdha për urinën, po qëndroj për muzikën,” shkruajnë disa.