Art & Libra

Mona Lisa e botës së tretë: Historia e fotos së famshme

Shkruar nga Anabel

27 Nëntor 2021

Mona Lisa e botës së tretë: Historia e fotos së famshme

“Vajza afgane”, e cila u bë e famshme pasi u shfaq në kopertinën e revistës National Geographic në 1985, iu dha statusi i refugjatit nga kryeministri italian Mario Draghi, gjë që riktheu në qendër të vëmendjes historinë pas portretit drithërues.

Fotoja e shkrepur në vitin 1884 nga fotoreporteri Steve McCurry paraqet një vajzë adoleshente me sy të gjelbër dhe shami që shikon kamerën. Identiteti i subjektit të fotos nuk dihej fillimisht, por në fillim të vitit 2002, u identifikua si Sharbat Gula.

Gula u gjet asokohe në moshën 30-vjeçare në një rajon të largët të Afganistanit. Identiteti i saj u identifikua në vitin 2002 përmes analizës së irisit të syrit. Sharbat kujtoi gjithashtu se ishte fotografuar. Ajo nuk e kishte parë kurrë foton deri në vitin 2002.

Mona Lisa e botës së tretë: Historia e fotos së famshme

Ajo ishte një fëmijë pashtun që jetonte në kampin e refugjatëve Nasir Bagh në Pakistan gjatë pushtimit sovjetik të Afganistanit kur u fotografua.

“Në vitin 1985, falë fotografisë së Steve McCurry-t, i cili vitin e kaluar e kishte portretizuar atë në një kamp refugjatësh në Peshawar për kopertinën e revistës National Geographic, Sharbat Gula fitoi famë globale, deri në atë pikë sa të simbolizonte peripecitë dhe konfliktet nëpër të cilën po kalonin Afganistani dhe populli i tij," thuhet në një deklaratë të lëshuar nga zyra e kryeministrit italian.

Mona Lisa e botës së tretë: Historia e fotos së famshme

Në vitin 2016 McCurry tregoi për CNN historinë pas fotografisë.

“E dija se ajo kishte një vështrim të jashtëzakonshëm, një vështrim depërtues. Por kishte një turmë njerëzish rreth nesh, kishte pluhur dhe bëhet fjalë për kohën përpara kamerave dixhitale dhe nuk e dije kurrë se çfarë do të ndodhte me filmin."

Fotoreporteri tha se e dinte se fotografia ishte e veçantë që kur e shkrepi. “Ia tregova redaktorit të National Geographic dhe ai u grit në këmbë dhe bërtiti, ‘kjo është kopertina jonë e radhës’”, shtoi ai.

Fotoja e Sharbat u konsiderua si imazhi i vajzës/gruas refugjate të vendosur në një kamp të largët, në kërkim të mbrojtjes së perëndimit. Ajo u bë simbol i Afganistanit dhe u konsiderua si Mona Lisa e botës së tretë.