Celebrity

Lindsay Lohan është zyrtarisht e fejuar!

Shkruar nga Anabel

28 Nëntor 2021

Lindsay Lohan është zyrtarisht e fejuar!

Lindsay Lohan është zyrtarisht e fejuar! Ishte vetë aktorja ajo që konfirmoi lajmin e zyrtarizimit të lidhjes me partnerin e saj Bader S Shammas, përmes një postimi në Instagram.

"Dashuria ime. Jeta ime, familja ime, e ardhmja ime."- shkruan Lohan në postimin dedikuar të fejuarit. 

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Lindsay Lohan (@lindsaylohan)

Që prej fillimit të këtij viti, burime pranë aktores bënë me dije se Lindsay është më e dashuruar se kurrë me partnerin e saj Bader. 

Ai dhe ylli i filmave janë bashkë prej dy vitesh, por zgjodhën ta jetojnë romancën larg kamerave dhe rrjeteve sociale.

Burimi: The New York Post