Ben Blushi nuk do të jetë më drejtori i përgjithshëm i Top Channel! Sipas Panorama-s, mësohet se Blushi ka dhënë dorëheqjen ditën e sotme nga media e njohur. Blushi mbante statusin e drejtorit të përgjithshëm të televizionit që prej janarit të 2018-it dhe thuhet se largimin e tij e ka njoftuar përmes një e-maili.
Në email-in e dërguar drejtuesëve të Top Media-s, Ben Blushi shkruan se po largohet nga kjo detyrë duke lënë një media më të shëndetshme se ajo që gjeti para 4 vitesh.
“Duke nisur nga sot nuk do jem më në Top Channel. Me bindjen se sot po largohem nga një kompani më e shëndetshme, më e besueshme dhe më e madhe në krahasim me atë që gjeta para katër vitesh, ju uroj të gjithëve punë të mbarë.”- shkruhet në e-mail e publikuar tek Panorama.
Në 21 janar të 2018-ës, Ben Blushi bëri me dijeni se nuk do të vazhdonte më të ishte në krye të partisë Libra dhe pak ditë më pas, nisën të qarkullonin zëra se në lidhje me pozicionin e ri të Blushit në Top Channel.