KORONAVIRUS

Manastirliu: 'Koha për një vrull të ri, për një dimër të sigurt'

Shkruar nga Anabel

9 Dhjetor 2021

Manastirliu: 'Koha për një vrull të ri, për një

Gjatë fjalës së sotme në Kuvend, ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu bëri me dije se gjatë kësaj periudhe duhet rritur vigjilenca dhe mbrojtja ndaj varianteve të reja. 

“21 muaj më vonë sfida e kësaj përballje mbetet njëlloj e vështirë si ditën e parë. Sado e gjatë të duket kjo përballje, vigjilencën nuk duhet ta ulim. Virusi është një realitet që po shtyn shumë vende t’u rikthehen masave dhe më të ashpra se para pandemisë. Varianti i ri i ka dhënë një tjetër dimension i të panjohurës. Përballë kemi pasur sulme dhe akuza që shpesh herë i kaluan kufijtë e absurdit."- u shpreh ajo.

Thënë këtë, Manastirliu bëri thirrje për t'u vaksinuar edhe me dozën e tretë, duke sqaruar se mbrojtja pas saj është edhe më e madhe. 

“Vaksina është e garantuar për çdo qytetar. Kemi një rritje në përdorimin e vaksinave në raport me tre muaj më parë dhe kemi filluar prej 3 dhjetorit me dozën përforcuese. Duhet të rrisim mbrojtjen ndaj varianteve të reja. Vaksinimi me dozën e tretë rrit mbrojtjen. Është koha të kemi një vrull të ri për një dimër të sigurt për përballjen me rrezikun e virusit. Kemi kaluar në një plan “B” të masave për parandalimin e përhapjes. Edhe të gjitha masat për paraqitjen e kartës së vaksinimit për administratën dhe punonjësit në qendra tregtare do të nisin duke filluar nga data 4 janar, ose me testin e vaksinimit."- përfundoi ajo.