Tiranë

Një hapësirë e re krejtësisht pa tym tek Parku i Liqenit të Tiranës

Shkruar nga Anabel

15 Dhjetor 2021

Një hapësirë e re krejtësisht pa tym tek Parku i Liqenit

Ishulli Unsmoke quhet hapësira e re tek Parku i Liqenit Artificial të Tiranës, për të gjithë qytetarët që duan të shijojnë ajër me të vërtetë të pastër gjatë shëtitjeve të pasdites apo të fundjavës.

Hapësira, e ndërtuar me mbështetjen e Philip Morris International në bashkëpunim me Bashkinë Tiranë dhe Agjencinë e Parqeve dhe Rekreacionit, synon që të ndërgjegjësojë në lidhje me rëndësinë që ka zhdukja e tymit nga jetët tona, për veten dhe për ambientin.

“Simbolika e këtij ishulli lulesh në mes të mushkërisë së gjelbër të Tiranës, është largimi nga çdo lloj forme tymi në jetët tona," u shpreh Anis Brahimi Treni, përfaqësuese e Komunikimit e Philip Morris International në Shqipëri, “Përdorimi i biçikletave në vend të mjeteve motorrike të transportit, oksigjeni në vend të ndotjes dhe ajri në vend të tymit të cigares.”

Një hapësirë e re krejtësisht pa tym tek Parku i Liqenit

Ishulli Unsmoke është pjesë e një fushate ndërkombëtare të Philip Morris International për të ndërgjegjësuar njerëzit që të zhdukin tymin e cigares, shkaktari kryesor i dëmeve tek shëndeti dhe njëherësh tek mjedisi.

“Ky ishte një frymëzim edhe për duhanpirësit e rritur, miqtë dhe familjarët e tyre, për të lënë cigaren. Historitë reale të njerëzve që na rrethojnë janë shtysa për të bëre këtë lëvizje pjesë të jetëve tona pa tym," tha Anis Brahimi Treni.

Nënkryetarja e Bashkisë Tiranëpër Zhvillimin e Qëndrueshmërisë Anuela Ristani kujtoi sesi dikur e njëjta hapësirë ishte e lënë pas dore dhe përdorej shpesh për tëdjegur.

“Akoma më simbolike është kjo hapësirë kur mendojmë se këtu më parë ka qenë një zonë e pushtuar nga tymi. Sot, është një hapësirë krejtësisht pa tym e “mushkërive të Tiranës”’.

Një hapësirë e re krejtësisht pa tym tek Parku i Liqenit

Për të përmbushur deri në fund mesazhin për një të ardhme pa tym, ishulli Unsmoke është i pajisur me vende të reja parkimi për biçikletat dhe stola të rinj për të shijuar pamjen e gjelbër, të zbukuruar së fundmi edhe me lule.