Muzika

Nuk e merrni dot me mend se ç’lloj këngësh u renditën para ABBA, Mariah Carey dhe Michael Bublé

Shkruar nga Anabel

16 Dhjetor 2021

Nuk e merrni dot me mend se ç’lloj këngësh u

Të jemi të sinqertë, nuk e dimë saktësisht nëse mund të quhen këngë (në kuptimin e këngëve të cilat na vijnë ndërmend) megjithatë ia dolën që të renditeshin në Top5 e albumeve më të suksesshëm në Australi.

Albumi, me titullin “Songs of Disappearance” përbëhet nga cicërima zogjsh dhe korri sukses në listat ARIA për këngët dhe albumet më të suksesshëm ndër vite në Australi.

Nuk e merrni dot me mend se ç’lloj këngësh u

Këngët dhe cicërimat kanë si autorë 53 specie të rrezikuara të zogjve të rrallë në Australi. Ato u mblodhën për gati 4 dekada nga eksperti i jetës së egër, David Stewart, i cili qëndroi me orë të tëra i fsheshur në pjesë të largëta të Australisë për të regjistruar cicërimat.

Suksesi i albumit vjen pas një fushate në rrjete sociale, falë së cilës ia doli të bëhej albumi i parë i këtij lloji që renditet kaq lart në klasifikim.

Nuk e merrni dot me mend se ç’lloj këngësh u

Shtojcë: Sipas një studimi në Mbretërinë e Bashkuar, një numër i konsiderueshëm njerëzish kishin dëgjuar këngë me cicërima zogjsh gjatë karantinës dhe shumë thanë se kjo gjë i ngushëllonte dhe i qetësonte në kohë krize. Me fjalë të tjera, këngët e zogjve kanë treguar se mund të sjellin përfitime për shëndetin mendor.