Pushteti

Koreja e Veriut ndalon të qeshurën për 11 ditë

Shkruar nga Anabel

17 Dhjetor 2021

Koreja e Veriut ndalon të qeshurën për 11 ditë

Kim Jong-un thuhet se i ka ndaluar qytetarët të qeshin për një periudhë 11-ditore.

Njerëzit në Korenë e Veriut, nëse buzëqeshin ose qeshin me zë të lartë mund të përballen me pasoja. Sot, më 17 dhjetor, bëhen 10 vjet nga vdekja e Kim Jong Il dhe për të shënuar këtë rast, djali i tij, Kim Jong-un, ka vendosur që anëtarëve të publikut t'u ndalohet të qeshin, të pinë alkool ose të shijojnë aktivitete çlodhëse për plot 11 ditë, sipas një qytetari të vendit.

Koreja e Veriut ndalon të qeshurën për 11 ditë

Qytetari po ashtu tha për Radio Free Asia se më 17 dhjetor është ndaluar edhe blerja e ushqimeve, transmeton Fox News. Periudha e zisë do të zgjasë 11 ditë në vend të 10 ditëve të zakonshme, sepse është 10 vjetori i vdekjes së Kim Jong Il.

Njerëzit nuk mund të festojnë as ditëlindjet e tyre nëse janë brenda periudhës së zisë.