Çfarë po ndodh rreth nesh

Nga 1 shkurti, rregulla të reja në lidhje me certifikatën e vaksinimit

Shkruar nga Anabel

21 Dhjetor 2021

Nga 1 shkurti, rregulla të reja në lidhje me certifikatën e

Sot (e martë, 21 dhjetor) Komisioni Europian vendosi rregulla të reja në lidhje me certifikatën e vaksinimit të Covid-19. 

Green Pass do të "skadojnë” 9 muaj nga kryerja e dozës së dytë, në territorin e Bashkimit Evropian, që do të thotë se pas kësaj kohe nuk do të jenë më të vlefshme. Për të qenë të tilla, duhet aplikuar doza e tretë e vaksinës, e njohur ndryshe si doza përforcuese. Ky vendim pritet të hyjë në fuqi më 1 shkurt, në 27 vende europiane, sipas njoftimit të Komisionit Europian. 

Qëllimi i kësaj nisme është inkurajimi i qytetarëve për të kryer dozën e tretë, për të parandaluar dhe për të rritur mbrojtjen ndaj variantit të ri, Omicron. Nga ana tjetër, Greqia ka propozuar një masë edhe më kufizuese se kaq duke rekomanduar reduktimin e kohëzgjatjes së certifikatës së vlefshme deri në 3 muaj. 

Burimi: Reuters