
Familjet me prindër të të njëjtit seks së shpejti pritet të kenë vendin e tyre në tastierën e ikonave emoji. Përfaqësuesit e Apple, kanë bërë me dije se versioni i ri i iOS8.3 në tastierën me emoji do të përfshijë karaktere me ngjyra të ndryshme të lëkurës dhe familje të ndryshme.
“Apple shqetësohet dhe mbështet thellësisht diversitetin dhe po punon me The Unicode Consortium për të rinovuar standartet në mënyrë që të përfaqësojë më mirë diveristetin për secilin prej nesh,” ka thënë zëdhënësi i kompanisë.
The Unicode Consortium ëshët një organizatë jofitimprurëse që rregullon standartet për ndërkombtarizimin e softëare-ëve dhe të dhënave, veçanërisht në lidhje me tekstin.
Apple prezantoi emojit gay me çiftet e të njëjtit seks për herë të parë në vitin 2012.
Burimi: The Huffington Post