
Njerëzit e konsiderojnë personazhin e Kristelës në $NOB si shumë të ligë, por aktorja që luan rolin, Olta Beqiri, thotë se ka ende shumë për të zbuluar për të. Në një rubrikë pyetje-përgjigje në Instagramin e @snob_tvseries, Olta iu përgjigj disa prej pyetjeve të ndjekësve.
Në $NOB, Olta luan rolin e një vajze të pasur, e cila kur familja e la në baltë dhe ia preu ëndrrën në mes, kuptoi se që gjërat të bëhen siç ajo do, duhet që të ketë kontroll të plotë mbi to. Por çfarë do Kristela, jane ambicie shumë më të mëdha se të moshatarëve të saj dhe ajo është gati të sakrifikojë gjithçka, qoftë edhe njerëz të dashur për të arritur synimet.
View this post on Instagram
Olta mendon se qëndrimi i ftohtë dhe të qenit pak egoiste mund ta bëjë Kristelën të duket si një personazh antagonist, megjithëse shton se “nuk besoj se keni zbuluar shumë nga tipi i Kristelës, pasi keni ende shumë gjëra për të parë tek ajo që me siguri do t’ju surprizojnë”.
View this post on Instagram
Jo vetëm kaq, por ka shumë cilësi që aktorja i vlerëson te personazhi. “Shumë gjëra, por ajo çfarë më vjen në mendje tani është pjekuria dhe ambicia që do t’ju shkojë qëllimeve deri në fund...dhe që është shumë ndryshe nga bashkëmoshatarët e saj,” tha ajo.
Bojkeni apo Albani? “Kjo është subjektive shumë, pasi ka vajza që vuajnë, ndërsa ka vajza të tjera që duan që të tjerët të vuajnë për ato. Unë si Olta do preferoja një djalë si karakteri i Bojkenit,” tha ajo. E meqë jemi te dashuria, “Kristelën nuk e keni parë ende të dashuruar. Ndërsa unë si Olta, nëse kjo dashuri është e lidhur me një marrëdhënie të shëndetshme që përfshin respekt, vlerësim, absolutisht që do bëja çmos të mos e humbja."
View this post on Instagram
Sigurisht që nuk kishte si të mungonin pyetjet për Xhesikën dhe raportet shoqërore. “Si është Olta si shoqe? Djallëzore dhe e ligë si Kristela me Xhesikën?” pyeti dikush. “Shoqëria është shumë e rëndësishme për mua. Unë bëj shumë për shoqërinë dhe mundohem që të jem një mbështetje shumë e madhe për ata, në mënyrë që edhe ata të jenë një mbështetje shumë e madhe edhe për mua. E di që Kristela është treguar e ligë, por e ka kuptuar gabimin që ka bërë,” u përgjigj ajo.
View this post on Instagram
Për të tjera intervista pyetje-përgjigje me ndjekësit në rrjete sociale, klikoni mbi emrat përkatës: Ketjona Pecnikaj (Tesa), Gent Disha (Albani), Todi Kasemi (Franci), Megli Haskaj (Xhesika), Brarend Akçiu (Bojken), Elios Shuli (Joan), Altea Lazaj (Sara).