Demi Lovato s'mund ta mbyllte vitin si gjithë të tjerët, prandaj mendoi të priste flokët shkurt (ose thënë më saktë, të qethej shkurt), duke hequr dorë përfundimisht nga flokët e gjatë.
Pak më parë, këngëtarja postoi në llogarinë e saj të Instagramit foton e parë me flokët super të shkurtër dhe rezultati është ky!
"Fillim i freskët!"- shkruan Demi fiks në kohë për t'ja nisur mbarë me 2022-shin.
Në fakt, dëshirën për t'i pasur flokët kaq të shkurtra Lovato e ka patur prej kohësh, duke thënë se vetëm kështu mund ta shprehë identitetin e vërtetë të saj. Edhe më parë, ka provuar të bëjë eksperimente të tilla vetëm në disa zona të kokës, por sipas saj kritikat e shumta që mori nuk e lanë t'i shijonte plotësisht.
Kësaj here, duket qartazi që po i shijon më shumë se 100%.