Horoskopi Vjetor

Horoskopi i vitit 2022: Dashi

Shkruar nga Anabel

1 Janar 2022

Horoskopi i vitit 2022: Dashi

Si do të jetë viti për shenjat e zodiakut? Për një ide të përgjithshme, kemi përmbledhur disa parashikime të disa prej astrologëve më të njohur. Ja çfarë kanë rezervuar yjet për vitin 2022.

Sipas astrologes Susan Miller:

“Pas disa vitesh të vështira, viti 2022 përfaqëson një kohë zgjerimi dhe optimizmi. Jupiteri vjen vetëm çdo 12 vjet, kështu që ju po filloni një kapitull të ri në jetën tuaj, duke prekur shumë fusha. Do të takoni njerëz të nivelit të lartë dhe do të krijoni kontakte të reja të shkëlqyera, duke përfshirë, ndoshta, një interes romantik që mund të jetë çfarë keni kërkuar prej kohësh. Jupiteri në shenjën e Dashit konsiderohet si aspekti më i mirë i mundshëm për të gjetur dashurinë e vërtetë dhe të qëndrueshme.”

Sipas astrologut Prem Kumar Sharma:

“Një fillim i ri në horizont ju pret Dash, teksa 2022-ën e mirëpritni me gëzim. Stabiliteti financiar do të vihet re shumë gjatë gjithë vitit. Edhe pse duhet të kufizoni veten për huadhënien e parave. Disa prej jush mund të jenë më të prirur për të ndjekur kënaqësinë shpirtërore në fund të tremujorit të parë. Puna e palodhur ka të ngjarë të shpërblehet mirë pasi ëndrra për të blerë një shtëpi tuajën do të realizohet. Shmangni çdo negativitet që mund të merrni nga bashkëmoshatarët për zgjedhjet e martesës dhe karrierës. Gjithçka do të ndodhë në kohën e duhur dhe sigurisht që do të vijë koha e duhur që ju ta shijoni vitin 2022. Presioni mund të rritet në vendin e punës në fillim të tremujorit të dytë. Përfshirja e yoga-s dhe meditimit ka të ngjarë t'ju japë një ndjenjë përmbushjeje.”

Sipas astrologut Jake Register:

“Mendojeni këtë vit si një test për të ardhmen—si, 20 vjet nga tani, e ardhmja juaj. Jupiteri, planeti i rritjes, është në shenjën tuaj nga maji deri në tetor, kështu që çdo gjë që filloni tani do të ketë një rëndësi të madhe në trajektoren e jetës. Vetëm një gjë: Do të duhet të heqësh qafe bagazhin e kaluar për të lënë vend për të gjitha këto gjëra shumë, shumë emocionuese.”

Sipas astrologes @six:

“Fillimi i vitit është një kohë që ju të përqendroheni në çfarë dëshironi dhe keni nevojë në një marrëdhënie, në mënyrë që të shmangni bllokimin në një "romancë të keqe". Edhe marrëdhëniet më të mira mund të jenë shpërqendruese ndonjëherë, por ato më të këqijat mund t’ju heqin gjithë energjinë - dhe keni nevojë për të gjithë energjinë tuaj këtë vit, sepse karriera po shpërthen. Mos harroni, ju meritoni një partner që respekton kufijtë tuaj dhe ju mbështet.”

Sipas astrologes Adama Sesay:

“Është një vit kryesor për rritjen profesionale dhe financiare, Dash. Me fillimin e vitit, Afërdita në prapavijë tregon se ndoshta do t'ju duhet të ristrukturoni karrierën dhe jetën e biznesit...kështu që do të jeni gati kur Jupiteri, planeti që sundon mbi fatin dhe pasurinë, të bëjë lëvizjen e tij te Dashi në maj. Kjo ndodh vetëm një herë në 12 vjet, kështu që aplikoni për atë punën e ëndrrave, ndoshta do të blini aksione. Ku i dihet?”

Copyright Anabel.al / Ndalohet ribotimi pa lejen e redaksisë.