Horoskopi Vjetor

Horoskopi i vitit 2022: Binjakët

Shkruar nga Anabel

1 Janar 2022

Horoskopi i vitit 2022: Binjakët

Si do të jetë viti për shenjat e zodiakut? Për një ide të përgjithshme, kemi përmbledhur disa parashikime të disa prej astrologëve më të njohur. Ja çfarë kanë rezervuar yjet për vitin 2022.

Sipas astrologes Susan Miller:

“Viti i ardhshëm do të jetë një nga vitet më të mira për karrierën në më shumë se një dekadë, me një mori mundësish profesionale për të cilat vetëm keni ëndërruar. Muajt më të mirë për arritjet profesionale do të jenë nga 28 dhjetori 2021 deri më 10 maj 2022 dhe më pas nga 27 tetori deri më 20 dhjetor. Çështjet e zemrës do të vendosen në plan të dytë, por sapo Jupiteri të zhvendoset te Dashi, nga 10 maji deri më 27 tetor, do të keni shumë më tepër kohë për dashuri dhe një jetë personale të cilën e ëndërroni prej kohësh. Ky do të jetë një vit me ritme të shpejta ndaj bëni pushime për t'u çlodhur me miqtë gjatë fundjavave ose për darkë. Po ngjiteni goxha lart i dashur Binjak dhe askush nuk mund t’ju ndalë tani.”

Sipas astrologut Prem Kumar Sharma:

“Viti 2022 do të jetë i mbarë për ju. Viti është i përshtatshëm për gjendjen bankare. Fitimet e papritura monetare mund të priten në tremujorin e tretë. Puna e palodhur dhe vendosmëria mund t’ju sjellin më shumë para. Familja ka të ngjarë të jetë forca juaj këtë vit. Disa prej jush mund ta realizojnë ëndrrën për të vizituar një pelegrinazh ose për të filluar një udhëtim shpirtëror. Një mentor ka të ngjarë të ndërhyjë në rrugëtimin tuaj profesional për mirë. Shëndeti ka nevojë për kujdes dhe nuk mund ta shpërfillni këtë fakt. Një regjim i disiplinuar shëndetësor do të ishte zgjedhja e duhur. Beqarët ka të ngjarë të gjejnë dikë me të cilin mund të fillojnë historinë e dashurisë. Shumë udhëtime dhe kënaqësi janë parashikuar në tremujorin e tretë të vitit duke ju dhënë një shans për të takuar njerëz dhe për të krijuar më shumë lidhje.”

Sipas astrologut Jake Register:

“Puna në ekip i bën ëndrrat realitet! Gjysma e parë e vitit ka të bëjë me jetëgjatësinë dhe përkushtimin ndaj asaj që po bëni tani – dy gjëra që nuk jeni vërtet të lumtur, por mendoni vetëm për përparimin (dhe paratë!). Gjysma e dytë e vitit ka të bëjë me prezantimin e angazhimeve të reja dhe marrëdhënieve intime.”

Sipas astrologes @six:

"Jeni gati, Binjakë? Një dritare për dashuri dhe partneritet ka filluar të hapet! Po merrni gjithçka që mësuat për marrëdhëniet në vitin 2021 dhe po ecni përpara me njohuritë e reja. Vetëm mos harroni se nuk mund t’i detyroni njerëzit që të ndërmarrin hapa të tjerë seriozë dhe ndonjëherë, duhet t’i lini shkëndijat e dashurisë që të zhduken. Merreni ngadalë romancën – nuk ka nevojë të hapni zemrën para kohe. Dhe nëse jeni më të lumtur vetëm, atëherë qëndroni vetëm.”

Sipas astrologes Adama Sesay:

“Është koha për ta lënë krijimtarinë të shkëlqejë, Binjakët e mi të gjallë! Gjatë gjysmës së parë të vitit, Jupiteri, sundimtari i rritjes dhe fatit, po lulëzon te Peshqit në shtëpinë tuaj të 10-të të karrierës dhe jeni duke lulëzuar. Gjithashtu mund të përjetoni ndryshime në rutinën e punës, orarin ose potencialisht ekipin që menaxhoni, falë dy eklipseve të mëdha në Akrep. Do të jeni shumë të zënë, ndaj mbani mend se ekuilibri është çelësi për të shmangur lodhjen.”

Copyright Anabel.al / Ndalohet ribotimi pa lejen e redaksisë.