Horoskopi Vjetor

Horoskopi i vitit 2022: Luani

Shkruar nga Anabel

1 Janar 2022

Horoskopi i vitit 2022: Luani

Si do të jetë viti për shenjat e zodiakut? Për një ide të përgjithshme, kemi përmbledhur disa parashikime të disa prej astrologëve më të njohur. Ja çfarë kanë rezervuar yjet për vitin 2022.

Sipas astrologes Susan Miller:

“Këtë vit, i dashur Luan, gjërat do të marrin një kthesë. Në planin financiar do ia dilni mirë, me përparime potencialisht emocionuese në karrierë. Kjo është veçanërisht e vërtetë në javët pas Hënës së re të 2 marsit, duke shënuar një muaj të rëndësishëm për përfitime financiare. Kur bëhet fjalë për romancën, do të shkëlqeni duke filluar nga Hëna e re më 23 nëntor, në shtëpinë e pestë të dashurisë së vërtetë. Jeni të emocionuar? E kuptueshme.”

Sipas astrologut Prem Kumar Sharma:

“Lëre veten të lirë dhe shko me rrymën, Luan. Gëzohu për gjithçka që has! Hapeni veten për të gjitha perspektivat e bukura që do të ofrojë viti 2022. Një hobi me kohë të pjesshme mund të kthehet në një sipërmarrje biznesi të plotë. Ata që planifikojnë të zgjerojnë horizontet e tyre të biznesit ka të ngjarë të hyjnë në partneritete nga mesi i vitit. Pushimet familjare mund të jetë gjithashtu në mendjen tuaj drejt tremujorit të dytë. Viti duket të jetë produktiv dhe i frytshëm për ata që punojnë në fushën e shkencës, inxhinierisë apo IT. Jeta e dashurisë mund të kalojë një fazë të vështirë në mes të vitit. Sigurohuni që ta shihni me prioritet.”

Sipas astrologut Jake Register:

“Punoni shumë tani, qetësohuni më shumë më vonë. Në fillim të vitit, do të merreni me projekte pune, projekte personale, projekte, projekte etj. Por pasi Jupiteri të hyjë te Dashi në maj, do të filloni të shihni rezultatet e të gjitha përpjekjeve. Ndjenja e krenarisë do të jetë e mahnitshme dhe të gjitha paratë që do të fitoni janë edhe më të mira!”

Sipas astrologes @six:

“Wow, 2022 duket absolutisht i bukur për dashurinë! Ju keni një ide mjaft të qartë se çfarë dëshironi nga një marrëdhënie dhe e dini se nuk ia vlen të humbisni kohë në lidhje dashurie që nuk i plotësojnë nevojat tuaja. Vazhdoni me këtë qartësi dhe standarde të forta dhe do ta bëni ëndrrën realitet. Mbani mend se është më mirë të jesh beqar/e sesa më dikë që nuk ia vlen.”

Sipas astrologes Adama Sesay:

 “Me fillimin e vitit, Afërdita e përqendruar te paratë do të jetë në prapavijë në shtëpinë tuaj të 6-të të punës dhe rutinës, duke ju inkurajuar të rimendoni dhe riorganizoni mënyrën se si i përdorni burimet materiale. Plus, Jupiteri te Peshqit po ndikon te investimet dhe burimet e përbashkëta.”

Copyright Anabel.al / Ndalohet ribotimi pa lejen e redaksisë.