Si do të jetë viti për shenjat e zodiakut? Për një ide të përgjithshme, kemi përmbledhur disa parashikime të disa prej astrologëve më të njohur. Ja çfarë kanë rezervuar yjet për vitin 2022.
Sipas astrologes Susan Miller:
“Megjithëse ka disa ulje dhe ngritje, keni një vit të mrekullueshëm para! Me Jupiterin befasues dhe me fat që hyn te Peshqit nga 28 dhjetori 2021 deri më 10 maj 2022 dhe përsëri në fund të vitit, do të shijoni një nga vitet më të lavdishme për romancë, argëtim, kreativitet dhe për fëmijë. Absolutisht asgjë nuk do ta kalojë lumturinë që do të ndjeni në mars. Dita më me fat e vitit është 5 marsi. Kjo ndodh vetëm një herë në vit dhe do të kalojnë 12 vjet derisa të ndodhë përsëri në shtëpinë e dashurisë së vërtetë. Lajme të mira do të keni edhe në aspektin financiar.”
Sipas astrologut Prem Kumar Sharma:
“Gëzuar Akrep! Ngarkesa e tepërt nuk do të jetë këtë vit. Dikush mund të dalë vullnetar për t'ju ndihmuar ose ju mund të kërkoni ndihmën e dikujt. Disa prej jush mund të duan të fillojnë një linjë të re biznesi me një ide inovative. Si shpenzimet ashtu edhe të ardhurat ka të ngjarë të shohin një rritje të madhe në fillim. Ndihma mjekësore mund të duhet për një të moshuar të familjes. Suksesi duket në frontin profesional. Përkushtimi, puna e palodhur dhe vendosmëria janë faktorët që mund të jenë përgjegjës për rritjen tuaj këtë vit. Në përgjithësi, gjërat duken të shkëlqyera në planin shëndetësor. Disa fërkime mes jush dhe partnerit/es mund të përjetohen gjatë mesit të vitit, por do të jeni në gjendje t'i menaxhoni gjërat mirë.”
Sipas astrologut Jake Register:
“Ky është viti juaj për t'u dashuruar - me një person, një hobi, ndoshta edhe veten - dhe më pas ta ndani atë pasion me botën.”
Sipas astrologes @six:
“Duket se dashuria do të hyjë në jetën tënde atëherë kur nuk e pret! Pas një periudhe të gjatë përqendrimi te karriera dhe aspiratat, ju po filloni një *epokë të re* ku dashuria me të vërtetë është e mundur. Mos kini pritshmëri. Lejojini vetes lirinë për t'u lidhur, puthur dhe lulëzuar me njerëzit. Ju pret një vit emocionues.”
Sipas astrologes Adama Sesay:
“Hidhini një sy llogarisë bankare dhe vizioneve. Universi po ju ndihmon jashtëzakonisht shumë dhe është e natyrshme që karriera të shkëlqejë.”
Copyright Anabel.al / Ndalohet ribotimi pa lejen e redaksisë.