Si do të jetë viti për shenjat e zodiakut? Për një ide të përgjithshme, kemi përmbledhur disa parashikime të disa prej astrologëve më të njohur. Ja çfarë kanë rezervuar yjet për vitin 2022.
Sipas astrologes Susan Miller:
“Viti i ardhshëm do të jetë i shkëlqyer. Shigjetarët aventurierë mund të jenë pak ngurrues për idenë e angazhimit, por nëse gjeni dikë që i do udhëtimet po aq sa ju, mund të formoni një çift të përkryer. Nëse e keni gjetur tashmë atë person që ju frymëzon dhe e doni, do të keni mundësi që të kaloni më shumë kohë së bashku. Edhe pse ky vit do të jetë më i përqendruar në anën tuaj të brendshme, do të keni mundësi të rrisni reputacionin në karrierë. Pjesa më e madhe e asaj që keni bërë në të kaluarën e afërt tani do të shpërblehet. Keni shumë arsye për të qenë të emocionuar për për vitin e ardhshëm!”
Sipas astrologut Prem Kumar Sharma:
“Viti 2022 ju premton fat dhe rritje të jashtëzakonshme. Ju mund të dilni fitimtar në çdo gjë që do të doni. Besojini instiktit tuaj - do t'ju ndihmojë shumë këtë vit. Fitimi i pronës nëpërmjet trashëgimisë mund të jetë momenti kryesor i vitit për ju. Investimet e rrezikshme mund të duken tërheqëse, por mos lejoni që t'ju joshin. Fillimi i vitit mund të mos jetë i dobishëm në frontin e karrierës, por gjërat mund të marrin një kthesë për mirë pas prillit. Mos lejoni që puna juaj të përzihet me shëndetin. Mund të keni më shumë kohë për të kaluar me familjen. Jeta sociale ka të ngjarë të përparojë më shumë në gjysmën e dytë.”
Sipas astrologut Jake Register:
“Këtë vit do të vendoseni në kontakt me rrënjët, do të shihni brenda vetes. Programoni kohë me veten. Mësohuni të ndiheni “si në shtëpi” me veten.”
Sipas astrologes @six:
“Keni pasur shumë lidhje dashurie që nuk kanë shkuar saktësisht ashtu siç e keni pritur, Shigjetar. Epo, konsiderojeni vitin 2022 si vitin tuaj të përtëritjes personale. Nuk ka nevojë të përqendroheni në një lidhje të vetme, sepse ndonjëherë jepni shumë më tepër seç duhet dhe përfundoni duke lënduar veten. Këtë vit, gjeni ekuilibrin me kohën, burimet, energjinë dhe aftësitë tuaja. Pavarësisht nëse jeni në një lidhje apo jo, është koha të përqendroheni te vetja.”
Sipas astrologes Adama Sesay:
“Paratë do të jenë tepër të rëndësishme me fillimin e vitit, Shigjetar, falë Afërditës në prapavijë në shtëpinë e dytë të të ardhurave të fituara dhe financave që ju inkurajojnë të rishihni fluksin e parave. Ju mund të kërkoni rritje, të rinegocioni pagën ose të rrisni çmimet. Parashikohen ndryshime të papritura në ekipin tuaj, vendin e punës ose rutinën e përditshme.”
Copyright Anabel.al / Ndalohet ribotimi pa lejen e redaksisë.