Horoskopi Vjetor

Horoskopi i vitit 2022: Peshqit

Shkruar nga Anabel

1 Janar 2022

Horoskopi i vitit 2022: Peshqit

Si do të jetë viti për shenjat e zodiakut? Për një ide të përgjithshme, kemi përmbledhur disa parashikime të disa prej astrologëve më të njohur. Ja çfarë kanë rezervuar yjet për vitin 2022.

Sipas astrologes Susan Miller:

“Do të keni një vit mjaft të shkëlqyeshëm në 2022-shin, të dashur Peshq. Jeni në prag të hyrjes në vitin më të mirë financiar të dekadës – ndoshta të gjithë jetës. Do të duhet të tregoheni të kujdesshëm në lidhje me mundësitë e karrierës që pranoni. Edhe shëndeti do të përmirësohet dhe në fund të vitit do të ndiheni më të fortë. Dita më e mirë për të gjetur dashurinë ose për të blerë gjëra të reja, do të jetë 30 prilli, sepse në atë ditë, Jupiteri dhe Afërdita do të takohen për herë të parë në shenjën tuaj në një dekadë. Nëse jeni të lidhur, do të përqendroheni te njëri-tjetri - t'i kushtoni vëmendje të plotë dikujt është një nga dhuratat më të përzemërta që mund të bëni.”

Sipas astrologut Prem Kumar Sharma:

“Mënyra më e mirë për të nisur vitin 2022 është duke kuptuar të gjitha pikat e forta dhe duke pranuar të metat. Përdorni diplomacinë si një armë për të dalë nga situata të pakëndshme. Çdo proces gjyqësor në lidhje me një pronë mund të rezultojë në favorin tuaj dhe me të drejtë. E meritoni një trofe pasi keni arritur kaq shumë në karrierë. Përdorni arsyetimin racional për të zgjidhur çdo keqkuptim mes jush dhe partnerit/es. Është një vit për të qëndruar të lidhur me njëri-tjetrin - dhe ky në fakt duhet të jetë fokusi kryesor. Prindërit e rinj ka të ngjarë të jetojnë kohën më të mirë të jetës së tyre, duke shijuar çdo moment me të voglin. Nëse po kërkoni të ndryshoni karrierën, duhet të mendoni lëvizjen.”

Sipas astrologut Jake Register:

“Njerëzit me të cilët e rrethoni veten thonë shumë për çfarë jeni. Nga fundi i pranverës, do të keni gjetur ekipin e vërtetë - dhe jeta juaj do të jetë shumë më e mirë.”

Sipas astrologes @six:

“Peshq, di që ndonjëherë jeni ndjerë të keqkuptuar ose të padëgjuar në marrëdhënie. Epo, është koha për të reaguar. Ky vit ka të bëjë me faktin që ju duhet të flisni pa u menduar. Dashuria nuk është dashuri e vërtetë nëse nuk jeni në gjendje të ndani ndjenjat! Duhet të siguroheni që ata po ju dëgjojnë.”

Sipas astrologes Adama Sesay:

“Është koha që ju të përshtateni me çfarë dëshironi vërtet. Është koha për një rol që ju përshtatet. Kontaktet e njohura, një mentor ose dikush nga rrethi juaj mund t'ju ndihmojë me mundësi të reja.”

Copyright Anabel.al / Ndalohet ribotimi pa lejen e redaksisë.