Celebrity

Modelja Ashley Graham sërish nënë: Vijnë në jetë binjakët

Shkruar nga Anabel

7 Janar 2022

Modelja Ashley Graham sërish nënë: Vijnë në jetë

Familjes së Ashley Graham iu shtuan dy anëtarë të rinj. Modelja 34-vjeçare njoftoi në Instagram se ka sjellë në jetë dy binjakë.

“Justin [Ervin] dhe unë jemi shumë të lumtur që t’ju njoftojmë se dy djemtë tanë janë këtu. Ata erdhën në jetë sot në mëngjes në shtëpi dhe janë të lumtur dhe të shëndetshëm,” tha Ashley. “Po marr pak kohë sa të marr veten dhe të lidhem edhe më shumë me bashkëshortin dhe tre djemtë e mi, por mesi po pres që të ndaj më shumë informacion me ju.”

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by A S H L E Y G R A H A M (@ashleygraham)

Graham njoftoi në korrik se ishte shtatzënë për herë të dytë. Ashley dhe kineasti Justin Ervin u bënë prindër të një djali, Isaac Menelik, në janar të vitit 2020. Ata u njohën në vitin 2009 dhe u martuan një vit më vonë.

Modelja Ashley Graham sërish nënë: Vijnë në jetë