KORONAVIRUS

Sa zgjat imuniteti pas infektimit me Omicron?

Shkruar nga Anabel

16 Janar 2022

Sa zgjat imuniteti pas infektimit me Omicron?

Infektimi me Covid ju jep një rritje të imunitetit, por deri kur?

Antitrupat e koronavirusit nga infeksioni mund të zgjasin për të paktën gjashtë muaj për shumicën (88%) të njerëzve që kanë pasur virusin, sipas një studimi të Biobank në Mbretërinë e Bashkuar. Studiuesit thanë se rezultatet treguan se antitrupat e prodhuar pas infeksionit natyror mund të "sigurojnë një shkallë mbrojtjeje për shumicën e njerëzve".

Sipas analizave nga aplikacioni Zoe Covid Study, 81% e pjesëmarrësve që bënë një test antitrupash pas një infeksioni të Covid-19 rezultuan pozitivë për antitrupat anti-N – antitrupat e fituar nga një infeksion natyral, jo nga vaksinimi.

Profesor Paul Hunter, një ekspert në sëmundjet infektive në University of East Anglia thotë: “Infeksioni – qoftë me Omicron apo ndonjë variant tjetër – do të rrisë imunitetin. Ai imunitet do të jetë më i mirë kundër të njëjtit variant, por gjithashtu do të rrisë imunitetin ndaj varianteve të tjera më pak të fuqishme.”

Një analizë serologjike për nivelin e antitrupave do të tregojë më saktësisht shkallën e mbrojtjes dhe konsultohuni me mjekun e familjes për kohën kur duhet të vaksinoheni pasi jeni shëruar nga Covid.