Aktori i humorit Florjan Binaj dhe partnerja e tij, ish-Miss Universe Albania, Sadina Allaj Binaj, janë bërë prindër për herë të tretë.
Në një njoftim në Instagram, aktori zbuloi se janë bërë prindër të një vajze. “Vjosa lumturoi pafund sot mamit, babin dhe familjen Binaj. Faleminderit stafit të maternitetit Mbretëresha Geraldinë! Jetë të gjatë e vogla jonë!” shkruan ai.
Ata janë prindër edhe të dy fëmijëve të tjerë, vajzës Krena dhe djalit Glauk. Në një intervistë pë "Pa Filtër" në vitin 2017, i pyetur në lidhje me partneren e tij të jetës, ai rrëfeu se lidhja e tyre daton që prej pjesëmarrjes së tij të parë në “Portokalli”, kur të dy ishin ende gjimnazistë. Për Florin, Sadina ka qenë dashuri me shikim të parë, siç tha edhe vetë më humor, një zë i brendshëm në kokë, i tha: “Kjo është!”.
Siç kuptohet edhe nga emri i fundit (referuar lumit) çifti preferon emrat shqiptarë.
Në një intervistë për “Pasdite në Top Channel” në vitin 2015, aktori zbuloi kuptimin e emrit Krena. "Vendosa për emrin Krena, sepse doja të ishte një emër krejtësisht i veçantë, krejtësisht shqiptar dhe besoj se ndonjëherë emri ndikon në njëfarë mënyre te njeriu, për t’u bërë dikushi. Krena është shkurtim i fjalës krenari, vjen edhe nga shqiponja me dy krena. Dua që, ashtu si çdo prind, fëmija të jetë krenaria ime, krenaria jonë,” tha ai.
Djali i tyre quhet Glauk si mbeti Glauk i fisit ilir të Taulantëve.