Me ose pa simptoma, nëse jeni shëruar nga Covidi, me gjasë keni pyetur veten se sa kohë duhet të kalojë para se të bëni vaksinën. Mendoni që trupi juaj tani ka krijuar antitrupa kundër virusit, kështu që ju jeni mirë, apo jo?
"Edhe pse keni pasur Covid-19, është ende shumë e rëndësishme që të bëni vaksinën," thotë Dr. Kristen Englund për Clevand Clinic. "Ne e dimë se një numër i njerëzish mund të infektohen me Covid-19 për herë të dytë."
A nuk mjaftojnë antitrupat për të më mbrojtur? "Ne nuk e dimë se sa do të zgjasë imuniteti pasi keni pasur një infeksion natyral,” thotë Dr. Englund.
Ajo u shpreh se kërkimet e fundit në lidhje me sa zgjat imuniteti pas Covid-19 janë të paqarta dhe shkencëtarët besojnë se mund të zgjasë deri në tetë muaj, megjithatë thekson se studimet kanë përfshirë shumë pak pacientë, kështu që nuk ka ende të dhëna të sigurta.
Dr. Englund vëren se për ata që kanë pasur Covid-19 dhe kanë simptoma të njohura si “Covidi i tejzgjatur”, bërja e vaksinës duket se i ndihmon të shërohen plotësisht.
Sa kohë duhet të prisni për t'u vaksinuar nëse keni pasur Covid-19? “Afati kohor që ne rekomandojmë për t’u vaksinuar pas një infeksioni të Covid-19 është sapo të jeni jashtë karantinës”, shtoi ajo.
Megjithatë, nëse keni marrë antitrupa monoklonale, duhet të prisni 90 ditë. Sipas Administratës së Ushqimit dhe Barnave (FDA), antitrupat monoklonale janë proteina të prodhuara në një laborator që imitojnë përgjigjen imune të trupit. Prandaj duhet të prisni 90 ditë derisa antitrupi monoklonal të dalë nga sistemi juaj në mënyrë që trupi ta ketë më të lehtë të zhvillojë përgjigje më të mirë imune.
- Omicron mund të nënkuptojë fundin e pandemisë në Europë, thotë OBSH
- Kur duhet të bëni testin PCR dhe kur një test të shpejtë antigjeni
- Omicron vs Delta: Si krahasohen 2 variantet e Covid-19, sipas ekspertëve dhe studimeve
- Sa zgjat imuniteti pas infektimit me Omicron?
- A mund të jetë dhimbja e kokës shenjë e Omicron? Çfarë duhet të dini