TV Mania

Xhemi Shehu dhe Altin Basha rikthehen në Top Channel!

Shkruar nga Anabel

26 Janar 2022

Xhemi Shehu dhe Altin Basha rikthehen në Top Channel!

Shumë shpejt, Xhemi Shehun do ta shohim sërish krah Salsano Rrapit në Top Channel. Bashkë me të Top-it do t'i bashkohet sërish edhe regjisori Altin Basha. Për çfarë bëhet fjalë?

Salsano Rrapi, i ftuar mbrëmjen e sotme në "Goca dhe Gra" në Top Channel tregoi se ai dhe Xhemi kanë thuajse gati projektin e ri.

"Po, unë dhe Xhemi do të jemi sërish krah njëri-tjetrit në një program që nuk është prodhim i Top Channel, por bashkëpunim me Top Channel. Eshtë produksion i huaj ku unë jam përveçse moderator edhe autor e ndërsa regjisor është Altin Basha. Pra nuk bëhet fjalë për Portokallinë, por do të jemi në Top Channel."- u shpreh aktori i humorit. 

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Goca & Gra (@gocadhegra)

Kujtojmë se Xhemi Shehu konfirmoi zyrtarisht largimin nga Top Channel dhe "Portokalli" në korrik të 2020-ës. Pak kohë pas ikjes, gjatë një interviste moderatorja tha se "nuk e kthen më asgjë në televizion, përveç ndonjë çudie shumë të madhe”.

Nga ana tjetër, edhe regjisori historik i Portokallisë, Altin Basha dha dorëheqjen në shtator të 2020-ës pas plot 17 vitesh, si pasojë e "mosmarrveshjeve me drejtuesit e Top Channel." Përsa i përket rikthimit të dyshes dhe projektit të ri dihet ende shumë pak, por nisur nga deklarata e Xhemit me siguri duhet të jetë mjaftueshëm interesante.