Gigi Hadid është si gjithë ne të tjerët: e fiksuar pas TikTok-ut në kohë të lirë! Supermodelja e pranoi vetë që ka një adresë sekrete që e përdor për t'u argëtuar, por nuk poston.
"Unë kam një adresë sekrete TikTok-u në të cilën nuk postoj dhe as nuk ndjek njeri. Më pëlqen të "përgjoj", por ato që shoh tani janë video mamash me fëmijë. Pra gjithçka që ka të bëjë me prindërimin."- u shpreh Gigi për InStyle.
View this post on Instagram
Përtej postimeve që lidhen me mëmësinë, adresën e fshehtë modelja e përdor edhe për t'u frymëzuar në lidhje me pastrimin e shtëpisë, organizimin apo për ide rinovimi për shtëpinë.
Thënë këtë, duket se Hadid sheh komplet gjëra ndryshe nga çfarë sheh ti në mbrëmje në TikTok.