Një maskë antivirus që mbulon vetëm hundën dhe mund të përdoret gjatë ngrënies dhe pirjes është në shitje në Korenë e Jugut dhe ka habitur jo pak njerëzit.
"Kosk", një kombinim i ko, fjala koreane për hundë dhe maskë, është nxjerrë në treg nga një kompani me emrin Atman dhe shitet për 9,800 won (afro 800 lekë) në një kuti me 10 copë. Maskat janë krijuar për t'u mbajtur nën një maskë të zakonshme që mbulon gojën, e cila mund të hiqet kur darkoni jashtë ose pini me njerëz të tjerë.
Maskat e pazakonta kanë tërhequr shumë vëmendje në internet. "A do shesin edhe çajnikët prej keku?" pyeti me ironi dikush, ndërsa një tjetër komentoi, "Marrëzi e nivelit tjetër!".
Një tjetër përdorues i Twitter sugjeroi: "Nuk është ndryshe nga njerëzit që mbajnë maskat poshtë hundës".
??? ???? ??? pic.twitter.com/p58WrYGFLe
— ?? ?? ???? ???? (@museun_happen) January 29, 2022
Megjithatë, disa studime kanë sugjeruar se hunda është rruga më e lehtë për koronavirusin për të hyrë në trup, kështu që mbajtja e një maskë hunde mund të mos jetë aq qesharake sa duket.
Prof. Catherine Bennett, kryetare e epidemiologjisë në Institutin për Transformimin e Shëndetit të Universitetit Deakin në Australi, tha për Nine News se maskat që mbulojnë vetëm hundën janë një "ide e çuditshme", por janë "më mirë se asgjë". Sipas saj, mund të sjellin ndryshim, ndonëse të vogël dhe jo fort të rëndësishëm.
Burimi: Guardian