Ku është Lil Nas X? Kjo është pyetja nga fansat e tij e cila po qarkullon kudo në Twitter.
Lil Nas X, i cili postonte vazhdimisht në rrjete sociale si një mjet marketingu për të angazhuar fansat (dhe njerëzit që nuk e duan), nuk ka postuar që prej fillimit të dhjetorit. Prej 2 muajsh, reperi “është zhdukur”.
Më shqetësues për fansat është fakti që ai postoi për herë të fundit disa komente (tashmë të fshira) më 17 dhjetor ku shprehej se ishte infektuar me Covid dhe “Covid është me të vërtetë i neveritshëm”. Njerëzit kanë vënë në pikëpyetje shëndetin e tij.
Dy javë më parë, u nominua për disa çmime NAACP Image Awards – përfshirë “Artistin e vitit” – gjithashtu kryesoi listën e muzikantëve më me stil nga Rolling Stone, mirëpo sërish nuk komentoi. Kënga “Industry Baby” arriti statusin platin (ka shitur 2 milionë kopje) dhe nuk pati asnjë koment nga reperi.
Lil Nas X është shumë i dhënë pas rrjeteve sociale, ndaj mungesa e tij është me të vërtetë e çuditshme. Sido që të jetë, fansat duket se presin me padurim të marrin një përgjigje.