Europa së shpejti mund të hyjë në një "periudhë të gjatë qetësie" që konsiderohet një "armëpushim" në pandemi falë variantit më pak të rëndë Omicron, niveleve të larta të imunitetit dhe ardhjes së motit më të ngrohtë pranveror, ka thënë Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH).
Në këtë parashikim optimist, Hans Kluge, drejtori i OBSH-së për Europën, tha se rajoni ishte në pozicion "mbrojtje të lartë" që mund të "na sjellë paqe të qëndrueshme", edhe nëse do të dalë një variant i ri, më i fortë se Omicron.
Kluge tha se rajoni me 53 vende regjistroi 12 milionë raste të reja me koronavirus javën e kaluar, totali më i lartë javor i pandemisë. Megjithatë, shtrimet në spital nuk u rritën me të njëjtin ritëm dhe numri i pacientëve në kujdes intensiv nuk u rrit ndjeshëm.
Kluge tha se imuniteti nga vaksina dhe ashpërsia më e ulët e Omicron do të mundësojnë që qeveritë të marrin nën kontroll situatën. Parashikimi optimist vjen disa ditë pasi ai u shpreh se është "e besueshme" që rajoni "po shkon drejt fundit të pandemisë”.
Megjithatë Kluge theksoi se fushatat e vaksinimit duhet të vazhdojnë, përfshirë edhe dozat përforcuese dhe duhet të mbrohen ata që rrezikojnë më shumë.
- Lajme në pak minuta: Çfarë po ndodh në botë
- A mund ta shpallë bota fitoren ndaj Covid? Flet OBSH
- Si përfundojnë zakonisht pandemitë? Ç’na mëson historia e sëmundjeve ndër shekuj
- A është shqetësues nënvarianti BA.2 i Omicron?
- Pilula e Covid: Ilaçi antiviral i Pfizer merr dritën jeshile
- Pas infektimit me Covid, sa kohë duhet të prisni për t’u vaksinuar?