Celebrity

'Kam humbur respektin për Adele’: Fansat e zhgënjyer pas deklaratës së këngëtares

Shkruar nga Anabel

9 Shkurt 2022

'Kam humbur respektin për Adele’: Fansat e zhgënjyer pas

Adele po akuzohet për transfobi pasi deklaroi në Brit Awards – ku çmimet nuk kanë gjini – se i pëlqen "të jetë grua".

Teksa mori çmimin “Artisti/ja i/e vitit”, një çmim i krijuar rishtazi për të bashkuar çmimet e mëparshme “Artistja më e mirë” dhe “Artisti më i mirë”, këngëtarja tha: “E kuptoj pse ka ndryshuar emri i këtij çmimi, por më pëlqen më shumë të jem grua dhe të jem një artiste femër. Me të vërtetë” tha ajo.

“Jam vërtet krenare për ne, me të vërtetë jam,” shtoi Adele.

Pavarësisht mbështetjes nga audienca në sallën e Londrës, komentet e saj nxitën shpejt zemërim në internet. Shumë njerëz e akuzojnë Adele si TERF, një term që përdoret për të përshkruar njerëzit feminist radikal që përjashtojnë komunitetin trans.

“Kush do ta kishte menduar se Adele ishte një transfobe dhe do të përdorte platformën e saj për të bërë thirrje për shkatërrimin e komunitetit trans. Sidomos adoleshentët e hutuar,” shkruan dikush në Twitter.

Të tjerë thanë se kanë "humbur respektin për Adelën" dhe nuk "do të shpenzonin më asnjë cent për muzikën e saj", vuri në dukje The Times of London.