KORONAVIRUS

Pse s'është ende koha për të hequr masat kufizuese, sipas ekspertëve

Shkruar nga Anabel

14 Shkurt 2022

Pse s'është ende koha për të hequr masat kufizuese,

Ndonëse qytetarët presin që në komunikimin e radhës të njoftohet për heqjen e masave kufizuese, duket se për ekspertët ky s'është ende momenti. Pavarësisht rënies së ndjeshme të rasteve, ekspertët e Komitetit Teknik thonë se s'është ende situata e përshtatshme për të liruar masat në fuqi.

Sipas Skënder Brataj, shefit të Urgjencës, është përqindja e vaksinimit të popullatës ajo që nuk lejon heqjen e kufizimeve. Aktualisht janë vaksinuar vetëm 55 % të popullatës.

Për Brataj shifrat pritet të pësojnë një tjetër ulje, por ai i druhet mutacioneve që mund të lindin dhe duke qenë se jemi ende vend me nivel të ulët vaksinimi, ekspozimi ndaj mutacioneve të reja mbetet risk.

Nisur nga shembulli i shumë vendeve të tjera europiane, edhe bizneset apo qytetarët në vend kërkojnë heqjen e kufizimeve, por ky vendim duket se nuk do të jetë ende i afërt nëse niveli i vaksinimit nuk shfaq progres.

Burimi: Top Channel