Jake Gyllenhaal po i inkurajon artistët të marrin përgjegjësi për bullizmin kibernetik të fansave të tyre, pas komenteve tallëse për të në internet pas ripublikimit të baladës së ish-të dashurës Taylor Swift, "All Too Well (Taylor's Version)”.
“Në një moment, unë mendoj se është e rëndësishme që kur mbështetësit bëhen të padisiplinuar, ne të ndjejmë përgjegjësinë që ata të jenë civilë dhe të mos lejojmë ngacmimet kibernetike për dikë”, tha ylli i “Nightcrawler”, 41 vjeç, për Esquire.
Gyllenhaal nuk përmendi drejtpërdrejt Taylor Swift, duke thënë se komentet e tij "nuk kishin të bënin me ndonjë individ, në vetvete", por shtoi se "është një bisedë që na lejon të shqyrtojmë se si mund - ose duhet, madje - të marrim përgjegjësi për atë që kemi dhënë në botë, kontributet tona në botë.”
Edhe pse aktori hezitonte të përmendte Taylor-in, intervistuesi e pyeti se si ndikoi vëmendja negative e medias mbi të pas ripublikimit të këngës e cila tregonte për lidhjen e shkurtër me këngëtaren në vitin 2010. Në "All Too Well", Swift përmendi disa detaje që në dukje nënkuptonin se ajo po fliste për Gyllenhaal, si për shembull kur theksonte se arsyeja e ndarjes ishte për shkak të ndryshimit të moshës. Ata kanë nëntë vite diferencë.
Aktori pohoi se nuk e ka dëgjuar versionin e ri të këngës, duke shtuar, "Nuk jam i pavetëdijshëm që ka interes në jetën time". Gyllenhaal, i cili është në lidhje me modelen 26-vjeçare Jeanne Cadieu që nga fundi i vitit 2018, tha se "jeta e tij është e mrekullueshme".