Le ta harrojmë për pak debatin se kush do të jetë fituesi mbrëmjen e sotme, për të diskutuar tema edhe më interesante, si përshembull: Kush ishin banoret e famshme brenda shtëpisë së Big Brother që dallonin për stilin e veçantë të veshjes, flokëve dhe grimit gjatë netëve të prime-it, por dhe në jetesën e përditshme.
Gjatë qëndrimit për më shumë se 4 muaj, brenda shtëpisë së famshme u vu re se vajzat sollën diversitet stilesh brenda shtëpisë, por pavarësisht preferencave të secilit për një arsye apo tjetrën, emrat në vijim do të mbahen mend gjatë për veshjet dhe look-un gjithnjë të kuruar në BBV.
1. Beniada
Përtej gjithë cilësive pozitive që e karakterizojnë, Beniada dalloi edhe për elegancën që tregon përmes gjesteve, qëndrimit dhe zgjedhjeve që ka bërë përsa i përket look-ut.
Beniada i qendroi gjithnjë besnike stilit sa klas edhe seksi duke zgjedhur veshje që i nxirrnin në pah më të mirat e siluetës së saj.
2. Monika
Monika Lubonja ishte një prej banoreve VIP që guxonte në ndryshime drastike look-u thuajse në çdo spektakël dhe e bënte këtë më së miri.
Modelet e ndryshme të flokëve, nga krehja më e thjeshtë e deri tek gërshetat, për të vazhduar me kostumet apo kombinimi këmishë + xhinse, stili i Monikës spikaste dhe komentohej shpesh brenda dhe jashtë shtëpisë.
3. Beatrix
Mund të ishim në momentin më kulminant të historisë Donald-Beatrix, por për një çast të gjithë do ta shkëpusnim vëmendjen për të parë me kërshëri Trixën.
Seksi, elegante dhe shumë joshëse, veshjet dhe flokët e këngëtares nuk kalonin pa u komplimentuar.
Duke ditur mirë çfarë i shkon, Beatrix i qëndroi besnike stilit që e karakterizon. Fustaneve të ngushta, dekoltesë alla Sophia Loren, grimit unik dhe sigurisht, flokëve me shumë volum, tek të cilat mund të humbisje duke ja adhuruar edhe nga ekrani.
4. Sarah Berisha
S'mund t'i mungonte kësaj liste Sarah.
E famshme për idetë e kombinimeve që jep në Instagramin e saj dhe veshjeve cool të përditshmërisë, Sara spikati me një tjetër stil brenda shtëpisë.
Fustanet ekstra, voluminozë, mëngët e fryra dhe kostumet jo dhe aq të zakonshme, e bëjnë Sarën të etikohetohet si një prej vajzave me më shumë stil brenda shtëpisë.