Donald Veshaj u rendit i dyti në edicionin e parë të “Big Brother VIP Albania”. Në një video të postuar së fundmi në Instagram, ai falenderon njerëzit që e përkrahën dhe njofton se ka në plan të ndërmarrë një nismë për të ndihmuar familjet në nevojë, si një mënyrë për të shprehur mirënjohjen ndaj atyre që e votuan.
“Nuk gjeta fjalë më të bukura se ‘Ju dua të gjithëve’. Besoj do jem zëri i gjithë votave që më keni thënë! Kemi shumë punë për të bërë bashkë,” lexohet në mbishkrimin e videos.
“Nuk e di sesi mund t’i falenderoj të gjithë ata njerëz që më kanë mbështetur. Kanë qenë shumë. Realisht shumë. Nuk di sesi t’jua shpreh mirënjohjen. Është ndjenjë fantastike. Asnjëherë nuk e kam përjetuar ndjesinë e njerëzve që të mbështesin në këtë lloj mënyre, duke harxhuar lekët e tyre për të më dhënë mua një fitore që nuk e mora.” – thotë Donaldi.
Më pas shton:
“Doja të shtoja që unë vërtet nuk e fitova çmimin e madh 100 mijë euro, por kam vendosur që ato para t’i vendos nga vetja për të ndërtuar katër shtëpi për njerëzit në nevojë, dy shtëpi në Shqipëri dhe dy në Kosovë, sepse është më e pakta që mund të bëj për njerëzit që më kanë përkrahur.”
Pak para përfundimit të videos, Donaldi fton edhe fituesin Ilir Shaqirin që nëse dëshiron, mund t’i bashkohet “në këtë nismë për këtë komb që na ka mbështetur”.
View this post on Instagram