TV Mania

Kunja për Donaldin? Arbana Osmani reagon për aludimet nëpër portale

Shkruar nga Anabel

21 Shkurt 2022

Kunja për Donaldin? Arbana Osmani reagon për aludimet nëpër

Moderatorja Arbana Osmani ka kundështruar aludimet e portaleve, të cilët sipas saj po përpiqen të nxjerrin jashtë kontekstit komentet e bëra nga produksioni i “Big Brother VIP” për të vendosur kundër njerëz, në këtë rast produksionin dhe konkurrentët e reality show-t, specifikisht Donald Veshaj.

Çfarë ka ndodhur? Nëpër portale (lexo: jo Anabel), është shkruar se regjisori Eduard Grishaj ka ironizuar Donaldin me deklaratën e tij se “nuk ka shqiptar që pranon humbjen”. I ftuar në “Wake Up”, Grishaj u pyet nëse e dinte produksioni, pra e kishte parashikuar, se do të kishte një palë që ndoshta do të mërzitej, nuk do ta pranonte humbjen përpara se të hapej zarfi.

Kunja për Donaldin? Arbana Osmani reagon për aludimet nëpër

“Jo vetëm në një spektakël të tillë ku përfshihet i gjithë kombi, por ne jemi mësuar me këtë gjë. Nuk njoh një shqiptar që e ka pranuar humbjen. Ne e kemi një problem shumë të madh për ta pranuar. Asnjë nga katër finalistët nuk kanë humbur. Gjithsecili mund të ishte fitues. Njëri do ta fitojë çmimin e parë, por unë mendoj që të gjithë ata konkurrentë që kanë qenë aty kanë dalë fitues. Asnjë nuk duhet të mërzitet.” – tha ai.

Në të tjera portale, gjithashtu është pretenduar se producentja Lori Hoxha ka ironizuar Donaldin me një mbishkrim të vendosur në Instagram ku falenderon të gjithë njerëzit që ishin pjesë e rrugëtimit të BBV. Shprehja e Sheryl Sandberg, “Nëse të ofrohet një vend në një anije kozmike, mos pyet se në cilën ndenjëse”, është konsideruar nga disa portale si ironi për Donaldin.

Kunja për Donaldin? Arbana Osmani reagon për aludimet nëpër

Në një deklaratë të fundit, Arbana Osmani hedh poshtë gjithë çfarë po shkruhet.

“Po shoh që në mediat online të etura për klikime po keqpërdoret çdo deklaratë, status, koment i bërë nga produksioni i ‘Big Brother VIP’ duke i konsideruar 'kunja' dhe insinuar një konflikt që nuk ekziston dhe as nuk do të ekzistojë ndonjëherë. Unë dhe Top Channel i jemi falenderues dhe mirënjohës çdo konkurrenti në këtë ‘Big Brother’, aq më tepër Donaldit i cili na ka dhuruar emocione pafund. ‘Big Brother’ ka përfunduar dhe bashkë me të uroj të mbarojë shpejt edhe vala e dëshirës për të vënë kundër njerëz që vetëm ‘kundër’ nuk kanë qenë, nuk janë e nuk do të jenë ndonjëherë.”

Fakti që Romeo dhe Donald Veshaj kanë fshirë videon prezantuese të emisionit që pritet të nisë në Top Channel, “Më lër të flas”, ka hedhur dyshime se mund të kenë hequr dorë.