
Fëmijët e moshës së shkollës fillore prodhojnë rreth katër herë më pak grimca aerosoli kur marrin frymë, flasin ose këndojnë krahasuar me të rriturit, gjë që mund të shpjegojë pse ata kanë më pak gjasa që të përhapin Covid.
Studime të ndryshme kanë sugjeruar se fëmijët e vegjël janë më pak të ndjeshëm ndaj infektimit me Covid sa të rriturit dhe, pavarësisht se kanë një sasi të ngjashme virusi në hundë dhe fyt, duket se e transmetojnë te më pak njerëz nëse infektohen.
Një arsye pse ndodh kështu mund të jetë fakti qe madhësia dhe forma e mushkërive dhe rrugëve të tyre të frymëmarrjes - do të thotë se lëshojnë më pak pika të vogla të quajtura aerosole ndërkohë që marrin frymë dhe flasin. Këto grimca mund të qëndrojnë në ajër, veçanërisht në hapësira të mbyllura siç janë klasat, kështu që më pak aerosole mund të nënkuptojnë se njerëzit kanë më pak gjasa të infektohen nëse qëndrojnë në këto hapësira.
Rezultatet, të publikuara në Journal of the Royal Society Interface, sugjeruan se bërtitja prodhonte më shumë grimca, e ndjekur nga këndimi, të folurit dhe më pas frymëmarrja.
Artikuj të rekomanduar për Covid:
- Fëmijët kishin 4 herë më shumë gjasa të shtroheshin në spital me Omicron
- A po i ndryshon Covid ëndrrat tona? Si të parandaloni makthet
- Lajm i mirë për Europën: OBSH optimiste edhe nëse del një variant më i fortë se Omicron
- A mund ta shpallë bota fitoren ndaj Covid? Flet OBSH
- Si përfundojnë zakonisht pandemitë? Ç’na mëson historia e sëmundjeve ndër shekuj