Kinema & TV

Njihuni me gazetaren e vërtetë që frymëzoi rolin e Vivian Kent në ‘Inventing Anna’

Shkruar nga Anabel

28 Shkurt 2022

Njihuni me gazetaren e vërtetë që frymëzoi rolin e Vivian

Gjithë zhurma që ka shkaktuar “Inventing Anna” ka përfshirë njerëzit që të kontrollojnë se çfarë është fakt dhe çfarë është e trilluar kur bëhet fjalë për përshtatjen e historisë së Anna “Delvey” Sorokin. Për këtë, gazetarja reale që frymëzoi Vivian Kent, ka folur për saktësitë dhe pasaktësitë e serialit.

Njihuni me gazetaren e vërtetë që frymëzoi rolin e Vivian
Jessica Pressler dhe Vivian Kent (Anna Clumsky)

Seriali i Shonda Rhimes ka qenë trend në Netflix për javë të tëra, që pas publikimit në fillim të shkurtit. Drama bazohet në një artikull të revistës New York (në serial emri i revistës është Manhattan) nga gazetarja Jessica Pressler, për Anna-n, e cila mashtroi elitën e New York-ut duke i bindur se ishte trashëgimtare e pasur gjermane dhe u vodhi mijëra dollarë.

Pressler ishte frymëzimi për Vivian (luajtur nga Anna Clumsky) në serial dhe për Vulture shpjegoi se si është të shohësh historinë të shpaloset në TV.

"Shfaqja është e trilluar dhe personazhi është një udhërrëfyes për ngjarjet. Kur takova Anna Chlumsky, ajo tha: "Nuk po të bëj ty" dhe unë thashë "Shkëlqyeshëm!" Vivian është si unë me nerva, por ka gjëra shumë reale të përziera.”

Vivian Kent tregohet se ishte shtatzënë teksa raportonte për historinë e famshme, diçka që Pressler e konfirmoi se ishte e vërtetë edhe për veten e saj. "Unë isha super shtatzënë ndërsa raportoja atë histori dhe mbarova dy javë ose më shumë para se të lindja.”

Njihuni me gazetaren e vërtetë që frymëzoi rolin e Vivian

Dëshira e saj për të mos shkruar një histori të Wall Street #MeToo në krahasim me sagën Sorokin, siç urdhërohej nga shefat e saj në revistën New York, ishte gjithashtu e vërtetë në një farë mase. Jessica tha se shefat e saj u portretizuan krejt ndryshe në shfaqje. "Mendoj se shefat e serialeve lidhen me zyrat patriarkale në përgjithësi. Por këtu fakti është gërshetuar me trillimin. Nuk ishte e kotë [për shefat e mi] të bëja një histori me 8000 fjalë për një person jo të famshëm.”

Njihuni me gazetaren e vërtetë që frymëzoi rolin e Vivian
AKTORJA JULIA GARNER SI ANNA NË "INVENTING ANNA" DHE ANNA SOROKIN E VËRTETË

Pressler gjithashtu i dha rroba Anna-s për gjyqin në gjykatë, siç portretizohet në serial.

Oh, dhe fatkeqësisht? Në të vërtetë nuk kishte asnjë mur misterioz ku ajo bashkonte të gjitha pjesët e historisë së Anna-s. Mos!!!

Artikull i rekomanduar: