Kur lëndoni të tjerët
E keni parasysh kur dikush justifikon sjelljen e tij të keqe dhe mungesën e respektit duke thënë "nëse s'më do në ditën më të keqe timen, s'mund të më duash në më të mirën"?! Kjo lloj sjelljeje s'ka të bëjë me dashurinë për veten sepse dashuria që keni për veten nuk i lëndon të tjerët.
Disa njerëz mendojnë se duke thënë çfarë duan apo duke vepruar sipas dëshirës së tyre po tregohen autentikë. Të paragjykosh, të urresh apo lëndosh të tjerët duke menduar vetëm për vete është thjesht një sjellje toksike e dashurisë për veten.
Kur konfliktet shmangen vazhdimisht
Duke shmangur konfliktin ju nuk tregoni dashuri për veten. Konflikti është një aspekt shumë i shëndetshëm në çdo lloj marrëdhënie, pasi të ndihmon të rritesh.
Nëse e gjeni veten duke heshtur në çdo konflikt për të shmangur "energjinë negative" duhet të reflektoni në atë çfarë do të sillte ky konflikt dhe të zbuloni tek vetja arsyen e vërtetë të shmangies së tij.
Vetë-dashuria lidhet me pranimin e vetes, të qënit i njerëzishëm dhe pranimin e faktit që të gjithë bëjmë gabime.
Kur promovon pozitivitetin toksik
"Energjia pozitive" tingëllon gjithmonë mirë, por kjo mund të kthehet në bumerang kur keqpërdoret edhe atëherë kur s'është vendi.
Pozitiviteti toksik nuk ju ndihmon pasi në këtë mënyrë mohoni emocionet tuaja të vërteta qofshin këto edhe negative. Me pak fjalë, nëse s'keni asgjë të mirë për të thënë, mos thoni asgjë.
Kur vetë-dashuria kthehet në justifikim për sjellje të pashëndetshme
Shpesh njerëzit mendojnë se vetë-dashuria është të bësh çfarë ndjen ti se është më e mira për ty. Mund ta keqkuptoni një deklaratë të tillë, e cila ju inkurajon për sjellje të pashëndetshme. Veprimet që janë të dëmshme në afatgjatë s'mund të lidhen kurrsesi me vetë-dashurinë. Marrja e substancave të dëmshme për t'u ndjerë më mirë, apo konsumi pa masë i alkoolit e kthen dashurinë për veten në vetë-dashuri toksike.
Kur nuk i lë vend rritjes
Nëse dashuria që ke për veten të thotë të mos ndryshosh, nuk është vetë-dashuri. Dashuria për veten mund të kthehet në sjellje toksike nëse të inkurajon të shkëputesh emocionalisht ndaj të tjerëve apo të mendosh me një egoizëm të shfrenuar. Dashuri për veten do të thotë të përpiqesh çdo ditë të jesh njeri më i mirë, të kuoptosh të tjerët dhe t'i pranosh ata duke i ndihmuar të ndryshojnë.
Burimi: Huffington Post