Bota

Lajme në pak minuta: Çfarë po ndodh në botë

Shkruar nga Anabel

10 Mars 2022

Lajme në pak minuta: Çfarë po ndodh në botë

Forcat ruse bombardojnë maternitetin dhe spitalin e fëmijëve

Një maternitet në qytetin e Mariupol-it, në Ukrainë është bombarduar prej rusëve, sulm i cili prej kryeministrit Zelensky është konsideruar si "provë e një genocidi". Përveç maternitetit, bombardimet janë ndjerë edhe në një spital fëmijësh, duke shkatërruar kështu ndërtesat ku trajtoheshin të vegjëlit dhe gratë shtatzënë. 

Autoritetet e qytetit e kanë akuzuar Rusinë për hedhjen e disa bombave në spital prej ajrit. Deri më tani flitet për të paktën 17 njerëz të lënduar përfshi këtu nëna të reja dhe punonjës të spitalit. OBSH-ja i ka bërë thirrje forcave ruse të ndalojnë në mënyrë urgjente sulmin ndaj institucioneve shëndetësore ndërsa presidenti ukrainas kërkoi nga Nato të "mbyllë qiellin" në Ukrainë për të shmangur bombardimet e radhës nga ajri.

Lajme në pak minuta: Çfarë po ndodh në botë

Zelensky kërkon ndihmë nga perëndimi: "Miliona njerëz mund të vdesin nëse bota s'na ndihmon"

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha se bota duhet ta ndihmojë Ukrainën para se të jetë shumë vonë. Gjatë një deklarate të fundit, kreu ukrainas përsëriti me ngulm kërkesën e tij për ta shpallur zonë të ndaluar fluturimi hapësirën ajrore në Ukrainë.

“Mos prisni që unë t’ju pyes disa herë, një milion herë. Mbyllni qiellin”.- kërkoi ai.

Nga ana tjetër, vendet e perëndimit, duke përfshirë këtu Britaninë e Madhe dhe SHBA-në e kanë përjashtuar një mundësi të tillë pasi mund të sjellë konflikt të drejtëpërdrejt me Rusinë.

Lajme në pak minuta: Çfarë po ndodh në botë

Rreth 35,000 njerëz janë evakuuar përmes korridorëve humanitarë

Sipas presidentit ukrainas, "rreth 35.000 njerëz janë shpëtuar" përmes "korridorëve" humanitarë. 

"Sot ne ishim në gjendje të organizonim 3 korridorë humanitarë: një nga qyteti i Sumy, një nga Kievi dhe një nga Enerhodar."- u shpreh ai, duke shtuar se përpjekjet do të vijojnë.

Qëllimi është të evakuohen njerëz nga vendet më të sulmuara aktualisht prej rusëve siç është Mariupol, Izium apo Volnovakha.

Lajme në pak minuta: Çfarë po ndodh në botë

Shtëpia e Bardhë paralajmëron se Rusia mund të përdorë armë kimike në Ukrainë

Zyrtarë të Shtëpisë së Bardhë ngritën shqetësimin në lidhje me rrezikun e përshkallëzimit të luftës Rusi-Ukrainë. Frika e tyre është përdorimi i armëve kimike, biologjike apo bombave nga ana e Rusisë. Kjo e fundit njihet për rekordet e gjata dhe të dokumentuara në lidhje me përdorimin e armëve kimike si dhe për akuzat që ngre hërë pas here ndaj perëndimit, ndërkohë që është vetë ajo që i përgatit dhe përdor.

Lajme në pak minuta: Çfarë po ndodh në botë

Burimi: BBC, CNN