Prej 15 ditësh, Ukraina përballet me pushtimin rus. Si është gjendja teksa vendi hyn në javën e tretë të luftës?
~
Që prej orës 06:00 të mëngjesit të sotëm, sirenat e luftës kanë rënë sërish në kryeqytet teksa ushtria përgatitet për një tjetër javë sulmesh.
~
4 të vrarë nga bombardimet në Ukrainën jug-lindore
Katër njerëz kanë humbur jetën, 2 prej të cilëve ishin fëmijë- pasi një ndërtesë rezidenciale pranë qytetit të Khrakiv, është sulmuar gjatë natës prej forcave ruse. Sulmi ndodhi në fshatin Slobozhanske, në jug-lindje të Ukrainës. Ekipet e shpëtimit po vijojnë operacionet për të nxjerrë trupat nga rrënojat.
~
Ministri i Jashtëm rus dhe ai Ukrainës kanë udhëtuar drejt Turqisë për të bërë bisedime paqësore në Antalia.
~
Zëvendëspresidentja Kamala Harris ndodhet në Poloni një ditë pasi SHBA kundërshtoi planin e vendit për të transferuar flotën e saj të avionëve në SHBA dhe jo drejtpërdrejtë në Ukrainë.
~
Shtëpia e Bardhë i frikësohet Rusisë, duke ngritur shqetësimin se nga gjendja "dëshpëruese" mund të nisë sulmet me armë kimike kundrejt civilëve në ditët në vijm.
~
Presidenti Zelensky e quan bombardimin e maternitetit dhe spitalit në Mariupol "krim lufte".
~
Edhe më shumë kompani private po mbyllin bizneset e tyre në Rusi, pas izolimit ekonomik të vendit.
Burimi: The Guardian