Bota

Lajme në pak minuta: Çfarë po ndodh në botë

Shkruar nga Anabel

11 Mars 2022

Lajme në pak minuta: Çfarë po ndodh në botë

“Kemi të bëjmë me një shtet terrorist,” thotë Zelenskyy

Lajme në pak minuta: Çfarë po ndodh në botë

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy u përgjigj ndaj akuzave të Rusisë se Ukraina po përgatitet të përdorë armë kimike ose biologjike.

Zelenskyy paralajmëron se vetë akuza është një shenjë e keqe. "Me sa duket, ne po përgatisim një sulm kimik," tha ai. “Kjo më shqetëson shumë, sepse ne jemi bindur vazhdimisht: nëse doni të dini planet e Rusisë, shihni se për çfarë akuzon Rusia të tjerët”.

Zelenskyy tha se Rusia ishte një "shtet terrorist" në fjalimin e tij të fundit video. “Bota duhet ta dijë. Bota duhet ta pranojë këtë,” tha ai dhe akuzoi gjithashtu forcat ruse për sulmin e një autokolone me ndihma humanitare për qytetin e rrethuar të Mariupolit.

Udhëheqësit e Europës Perëndimore kundërshtojnë apelin për anëtarësimin e shpejtë të Ukrainës në BE

Lajme në pak minuta: Çfarë po ndodh në botë

Në një samit në Versajë, 27 vendet e BE-së u zotuan të forcojnë fuqinë e tyre ushtarake dhe "të forcojnë lidhjet tona dhe të thellojnë partneritetin tonë" me Kievin. Por thirrjet e presidentit të Ukrainës, të mbështetura nga Estonia, Hungaria, Letonia, Lituania dhe Polonia, për një proces të veçantë anëtarësimi nuk arritën të bindin Francën, Gjermaninë, Spanjën apo Holandën.

Ushtari bolivian që vrau Che Guevara-n ka ndërruar jetë në moshën 80-vjeçare

Lajme në pak minuta: Çfarë po ndodh në botë

Ushtari bolivian, Mario Terán, që tërhoqi këmbëzën për të ekzekutuar guerrilin e famshëm Ernesto “Che” Guevara ka ndërruar në moshën 80-vjeçare.

Mario Terán "thjesht e përmbushi detyrën e tij si rreshter i ushtrisë,” tha gjenerali në pension Gary Prado, i cili udhëhoqi grupin që ndoqi Guevara-n në vitin 1967.

Guevara, një mjek argjentinas, arriti statusin mitik si një figurë udhëheqëse në revolucionin kuban që fitoi pushtetin në vitin 1959 nën drejtimin e Fidel Castro-s duke rrëzuar diktatorin Fulgencio Batista.

Numri global i vdekjeve nga Covid-19 “mund të jetë tre herë më i lartë se shifrat zyrtare”

Lajme në pak minuta: Çfarë po ndodh në botë

Pandemia e Covid-19 mund të ketë marrë 18.2 milionë jetë në mbarë botën, më shumë se trefishi i numrit zyrtar të vdekjeve, sugjeron një studim i ri.

Shifra më e lartë është një vlerësim i shifrës së vërtetë globale të viktimave deri në fund të vitit 2021, sipas një analize nga një grupi studiuesish shëndetësorë të botuar në Lancet.

Rusia mund të’i bëjë presion Serbisë për të minuar Ballkanin Perëndimor, paralajmërojnë liderët

Lajme në pak minuta: Çfarë po ndodh në botë

Rusia ka të ngjarë të zgjerojë konfrontimin e saj me perëndimin duke i bërë presion Serbisë për të minuar pavarësinë e Kosovës dhe shteteve të tjera të Ballkanit Perëndimor, kanë paralajmëruar liderët rajonalë në intervistat me Guardian.

Ata gjithashtu kërkuan që BE dhe NATO të përshpejtojnë qasjen e tyre ndaj aplikimeve për anëtarësim të vendeve të Ballkanit dhe të forcojnë mbrojtjen kundër ndërhyrjes ruse.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka paralajmëruar se “është në interesin e Federatës Ruse që të ketë terrene të reja beteje sepse nuk duan të kthehen në paqe”.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, parashikoi se “Rusia, duke destabilizuar Ballkanin Perëndimor, do të kërkojë të destabilizojë të gjithë Europën” dhe tha se Moska po përdor Serbinë për të rrezikuar vlerat demokratike.