Bota

Lajme në pak minuta: Çfarë po ndodh në botë

Shkruar nga Anabel

13 Mars 2022

Lajme në pak minuta: Çfarë po ndodh në botë

Zelensky, bisedon me kryeministrin e Izraelit 

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky dhe kryeministri i Izraelit Naftali Bennett kanë biseduar gjatë pasditen e të shtunës në lidhje me situatën në Ukrainë. Zelensky i ka kërkuar kreut izraelitas të gjejnë bashkë mënyra për të ndaluar sulmin rus.

Thuhet se biseda e tyre zgjati më shumë se një orë. Zelensky tha se është i gatshëm që të takohet me presidentin rus, Vladimir Putin, në Jerusalem, nën ndërmjetësimin e kryeministrit Bennett.

Zyrtarët izraelitas dhe ata ukrainas mohuan zërat që thoshin se Bennett i ka bërë presion Zelensky-it të pranojë kushtet e Rusisë për t'i dhënë fund luftës.

Lajme në pak minuta: Çfarë po ndodh në botë

Aeroporti ukrainas goditet nga një sulm ajror rus

Një aeroport në perëndim të Ukrainës është shkatërruar thuajse plotësisht nga një sulm ajror rus. Nga të dhënat e deritanishme nuk raportohet për viktima. Ky është sulmi i tretë që bëhet prej tyre në aeroport.

Lajme në pak minuta: Çfarë po ndodh në botë

Britania do të paguajë me  £350 në muaj këdo që strehon në shtëpitë e tyre refugjatët ukrainas

Të gjithë familjet angleze që u hapin dyert refugjatëve që largohen nga lufta në Ukrainë do të paguhen çdo muaj me £350.

Qeveria u bëri thirrje britanikëve të gjejnë një hapësirë apo të lënë një nga dhomat e shtëpisë bosh për të pritur refugjatët ukrainas, të paktën për një periudhë 6 mujore. 

Këshilli i Refugjatëve gjatë një deklarate të fundit tha se ishte i shqetësuar për nivelin e mbështetjes që i jepet njerëzve të traumatizuar nga lufta. Më shumë se 2.5 milionë njerëz kanë lënë Ukrainën pas sulmit rus, duke bërë atë që Kombet e Bashkuara e quajnë si krizën më të shpejtë të refugjatëve që nga Lufta e Dytë Botërore.

Lajme në pak minuta: Çfarë po ndodh në botë

Arabia Saudite ekzekuton 81 persona brenda ditës

Arabia Saudite ekzekuton 81 persona në një ditë! Arabia Saudite thotë se ka ekzekutuar 81 burra të shtunën – numër ky më i lartë se të gjithë personat e ekzekutuar vitin e fundit.

Mes tyre gjendeshin 7 persona nga Jemeni dhe 1 nga Siria. Të gjithë të ekzekutuarit ishin dënuar për krime të rënda përfshirë këtu terrorizëm.

Disa ishin të dënuar si pjesë e ISIS, Al-Qaeda dhe grupit rebel nga Jemeni, Houthi. 

Arabia Saudite është një nga vendet me normën më të lartë të ekzekutimeve në botë – e 5-ta në listën e Amnesty International, pas Kinës, Iranit, Egjiptit dhe Irakut.

Lajme në pak minuta: Çfarë po ndodh në botë